Paralizohet Ankaraja nga dëbora e dendur

22.01.2016 (komentet: 0)

Dëbora e dendur ka bllokuar pothuajse gjithë kryeqytetin turk, Ankaranë, duke detyruar mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore e duke anulluar qindra fluturime nga aeroporti i Esanboga.

Rrugët janë mbyllur për shkak të borës dhe ngrica të jashtëzakonshme në rrugë ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar që banorët të qëndrojnë në shtëpi, të shmangin daljet kryesisht në orët e mbrëmjes dhe të shmangin gjithashtu udhëtimet, për një kohë të pacaktuar.

Kthehu mbrapa

Shto koment