Papua New Guinea është shteti i radhes që njeh pavarësinë e Kosovës.
Burime të KosovaTimes.net brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë konfirmuar se Qeveria e Papua New Guinea tashmë ka marr vendim për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Sipas këtyre burimeve ditët e ardhshme nota verbale do të arrijë në MPJ.
Kliko: vendndodhja
Papua Guinea e Re, është shtet që ndodhet në Oqeani.Shtrihet në Lindjen e Ishullit "Guinea e Re". Port Moresby është kryeqyteti i Papua Guinesë së Re.
Imigrimi në Ishullin e Guinesë së Re supozohet se është bërë para 50.000 vite.Ndërsa Evropianët e parë që hyrën në tokat e këtij ishulli ishin Portugezët dhe Spanjollët në shekullin XVI. Kolonializmi i Ishullit filloi nga Anglezët në vitin 1793. Me kërkesën e Qeverisë Angleze John Moresby në vitin 1870 vizatoi hartën e Papua Guinesë së Re, dhe Anglezët këtë pjesë të ishullit e pushtuan në vitin 1884.Më vonë emri i John Moresby është dhënë kryeqytetit të Papua Guinesë së Re.Gjatë Luftës së dytë Botërore Papua Guinea e re ishte pushtiar nga Japonia. Me përfundimin e Luftës së dytë Botërore Australia totalisht e mori vendin.Në vitin 1975 fitoi pavarsinë nga Anglia dhe u anëtarësua në Komonvelt.
Papua Guinea e Re është Mbretëri.Më 1 Dhjetor 1973 ka fituar autonomi nga Australia, dhe pastaj në vitin 1975 e shpalli pavarësinë.
Papua Guinea e Re shtrihet në Oqeani, me një sipërfaqe prej 461.690 kilometra.Kufizohet në perëndim me Indonezinë. Gjatësia e brigjeve është 5.152 kilometra.Ka klimë tropikale, zakonisht ka reshje ndërmjet muajve Dhjetor-Mars. Ka Reliev fushor në afërsi të bregdetit, dhe reliev malor. Pika më e ulët është Oqeani Paqësor, dhe më e larta mali Wilhelm (4.509m).Pasuritë natyrore janë : Ari, bakri, argjendi, nafta, gazi natyror etj
Popullsia : 5.049.055 banorë.Në çdo 1000 foshnje të lindur, 58.21 vdesin.Jeta mesatare e popullsisë është 63.46 vjet. Grupet etnike janë: Papuanët, Malenezianët, Zezakët, Mikronezianët, Polinezianët.
Religjioni
16 % Lutherian
8% Presbiterian/Metodist.
5% Anglikan
4% Aleanca Evangjeliste
10% Protestant
31% Religjione vendore
3% Islami
Shto koment