Pakënaqësi në parlamentin e Serbisë përshkak Kosovës

28.08.2012 (komentet: 0)

Vendimi për implementimin e të gjitha marrëveshjeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilin ashpër e kemi kritiku, si dhe zgjidhjet kadrovike në qeveri, janë arsyet e largimit nga SNS, jam një themelues I të cilës jam unë, tha Borislav Peleviq.

 

 

 

Ky  anëtar  i gjertanishëm i Kryesisë së SNS (Partia  Përparimtare e Serbe) shtoi se në Kuvendi do të vazhdojë të veprojë si deputet i pavarur.

"Ne  kemi kritikuar ashpër marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, kemi  thënë se ne nuk e dimë se çfarë është shkruar në to. Kur jemi njoftuar , kemi vendosur, me sa duket do t’i pranojmë ato. Kjo do të thotë se de fakcto do ta  njohim pavarësinë e Kosovës,  tha Peleviq për të përditshmën beogradase  "Politika".

"Askush  prej nesh nuk  kërkon njohjen formale, as nuk është e nevojshme, por ata duan zbatimin e marrëveshjes,  me të  cilën Serbia praktikisht njeh kufijtë, doganat, juridiksioni i Gjykatës Supreme të Kosovës, tabelat e regjistrimit të veturave  , pa fusnotë  në takimet ndërkombëtare ...", ka thënë Peleviq.

Sipas tij, partia e lëshon  për shkak se kanë zënë vend në qeveri  Dinkiq, i cili është  akuzuar për kolapsin e ekonomisë së Serbisë dhe kryetar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut Sulejman Ugljanin.

Ai shtoi se nuk mund të tolerojë që vijnë në SNS ish radikali Aleksandar  Martinoviq ish i cili është akuzuar për krime të rënda.

Peleviq ka thënë se ka edhe  rreth dhjetë të tjerë të pakënaqur dhe se nuk është larg nga vendimi për të riaktivizuar Partinë e Unitetit Serb, dikur  të kryesuar  nga Arkani transmeton Tanjug.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment