Pajtiq: Serbia duhet ta dijë se Vojvodina ekziston

12.11.2012 (komentet: 0)

Serbia duhet të respektojë faktin se Vojvodina ekziston, sepse kërkesat ekstreme për ta eliminuar këtë krahinë mund të shkaktojnë kërkesa tjera ekstreme, si ajo për pavarësinë e saj, ka thënë kryeministri i Vojvodinës, Bojan Pajtiq, për gazetën Dnevnik të Novi Sadit.

 

Duke folur për një fushatë të nisur nga lëvizja nacionaliste Dveri, për t’ia marrë autonominë Vojvodinës, Pajtiq tha se mesazhe të tilla dhe grupet politike, që i dërgojnë ato, nuk kanë ndikim të madh në publik, por i kontribuojnë një atmosfere mosbesimi në vend, e cila mund të rezultojë me ide të fuqishme për pavarësinë, që sipas tij, do të ishte një “reagim thjesht i natyrshëm”.

Pajtiq tha se kriza e madhe ekonomike ka prodhuar krahun ekstrem të djathtë.

Ai kujtoi vlerësimet e zyrtarëve evropianë se si shtet, Serbia ka obligim që të respektojë rregulloret dhe Kushtetutën e saj. /rel/

Kthehu mbrapa

Shto koment