“Pagë” prej 2.500 franga për çdo zvicëran!

02.08.2013 (komentet: 0)

Në Zvicër përfundoi mbledhja e nënshkrimeve për iniciativën e cila propozon futjen univerzale të të ardhurave mujore që do t’i paguhet çdo qytetari të moshës madhore në këtë vend, pa marë parasysh a punon ose jo. Parashikohet që kjo shumë të jetë 2.500 franga (2.029 euro). Kjo nismë mori mbështetjen e mbi 130.000 njerëzve.

 

39283_10151504200496086_389891771_n

“Të ardhurat univerzale që do t’u paguhen të gjithë qytetarëve të Zvicrës, do të sigurojnë një jetë të denjë për të gjithë”, thuhet në iniciativën e cila parasheh të ardhura prej 2.500 franga për popullatën e rritur, ndërsa për çdo fëmijë një të katërtën e asaj shume.

Sipas kësaj iniciative, ata që tani fitojnë 5.000 franga në të ardhmen do të marrin 2.500 të ardhura univerzale dhe 2.500 franga shtesë pagë.

Pyetja për atë se si do të finansohen të ardhurat univerzale mbetet e hapur, sepse sipas disa llogarive për zbatimin e tij do të duhen 200 miliardë franga. Një pjesë ë tyre do të finansohen nga kursimet e transfereve sociale ndërsa tjetra nga pjesa e tatimit të konsumatorëve.

Këtë nismë e kanë përkrahur edhe sindikatat zvicerane, të cilët besojnë se të ardhurat univerzale do ta forcojnë pozitën e punëtorëve, të cilët do ta zgjidhnin vendin e punës me më pak presion ekonomik. Në të njejtën kohë, do të duhet të paguajnë paga më të larta për ata që deri më tani janë paguar më pak. /Shqipmedia.

Kthehu mbrapa

Shto koment