Pacolli shet pronën e tij për t’i fituar zgjedhjet

17.01.2013 (komentet: 0)

Dje kanali zviceran TSR bëri të ditur se multimilioneri zvicerano-kosovar, Behgjet Pacolli, shet asetet e tij, duke përfshirë edhe selinë e kompanisë së tij në Lugano, për të hyrë përsëri në pushtet në Kosovë.

Behgjet Pacolli

Me shtetësi të dyfishtë, Behgjet Pacolli është më shumë se kurrë i vendosur për të rifituar vendin e tij në qeverinë kosovare. Kjo është arsyeja pse ai dëshiron të shesë një pjesë të pronës së tij tejet të madhe. Grupi Mabetex, i themeluar nga Behgjet Pacolli në fillim të viteve nëntëdhjeta, ka selinë në Lugano-Paradiso.

Sa për kujtesë, aktivitetet e tij përfshijnë ndërtimin, biznes, media si dhe hotelerinë. Ndërtesa që strehon selinë e tij është e mbuluar me mermer të rrallë, që simbolizon suksesin marramendës të një njeriu të njohur sikur të jetë "Berluskoni i Ballkanit" ose "një emigrant atipik" dhe i cili thuhet që është kosovari më i pasur në botë, thotë gazetari i TSR-it (Televizioni zviceran), transmeton albinfo.

Ai ndjek ëndrrën kosovare

Ndërtesa madhështore në Lugano është pra në shitje, si dhe një pjesë e rëndësishme e aktiviteteve të grupit, të udhëhequra pjesërisht nga familja e miliarderit. Kjo shitje bëhet, thekson gazetari, pikërisht për të ndjekur ëndrrën e tij kosovare, për t’u bërë kryeministër i vendit të tij.

I zgjedhur në krye të qeverisë në shkurt 2011 me një shumicë shumë të vogël, ai u detyrua të heqë dorë nga vendi i tij për t’ia lëshuar Hashim Thaçit, pas një vendimi gjyqësor. Behgjet Pacolli, rikujton televizioni zviceran, kurrë nuk e ka pranuar këtë situatë, prandaj edhe dëshiron t’i përkushtohet krejtësisht zgjedhjes së tij. Ai dëshiron të veprojë sa më shpejt. Si dëshmi, vendosja e çmimit, i cili është për një të tretën më e ulët për selinë e Mabetex-it. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment