OKB: Kosovarët janë më të lumtur se serbët, maqedonët dhe boshnjakët

11.09.2013 (komentet: 0)

Shqipëria dhe Kosovës hyn në pjesën e listës së ashtuquajtur ‘mesi i artë’, ndërsa vendet e tjera ballkanike në pjesën e vendeve të palumtur.

 

Lumturia

 

Sipas një hulumtimi të World Happiness Report 2013, të kryer nga OKB-ja gjatë periudhës 2010 – 2012, shqiptarët janë populli më i lumtur në rajonin e Evropës Juglindore. Në listën prej 156 shteteve, sipas indeksit të popujve më të lumtur, Shqipëria radhitet në vendin e 62, Kosova në vendin e 83, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit radhiten si vende në kategorinë e popujve të palumtur. Maqedonia radhitet në vendin e 118, Serbia në 105, Bosnjë Hercegovina në vendin e 107. Bullgaria është vendi me popull mungesë lumturie dhe radhitet gati në fund të listës duke mbajtur pozitën e 144.

Shqipëria dhe Kosovës hyn në pjesën e listës së ashtuquajtur ‘mesi i artë’, ndërsa vendet e tjera ballkanike në pjesën e vendeve të palumtur.

Në vendet e para si popuj më të lumtur janë: Danimarka, Norvegjia, Zvicra, Holanda dhe Suedia. Ndërsa  vendet me popuj më fatkeq janë Togo, Guinea, Tanzania, Ruanda, Burundi, etj. SHBA-të radhiten në vendin e 17, Zelanda e re në 13, Australia në 12, Izraeli në vendin e 11 dhe shtete tjera, ndër të tjera edhe Rusia në vendin e 68.

Hulumtimi është kryer gjatë periudhës 2010 – 2012 dhe se në përpilimin e listës kanë marrë pjesë ekspertë nga ekonomia, psikologjia, statistikat dhe sfera tjera. Si kritere vlerësimi janë marrë gjashtë faktorë: prodhimi bruto – vendor për kokë banori, aspekti shëndetësor, komunikimi social, shkalla e subjektivitetit personal për të sjellë vendime personale, mbrojtja nga korrupsioni dhe mirëqenia.

Kthehu mbrapa

Shto koment