OKB-ja në bisedime, kthim mbrapa për Kosovën

16.08.2012 (komentet: 0)

Përfshirja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, do të ishte kthim mbrapa për Kosovën, duke qenë se OKB-ja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Zyrtarë të partisë në pushtet, PDK-së, dhe partisë në opozitë, LDK-së, shprehen se institucionet nuk duhet të pranojnë assesi që OKB-ja të futet si palë me rol

Politikanët serbë vazhdojnë të këmbëngulin se Organizata e Kombeve të Bashkuara duhet të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, në anën tjetër përfaqësuesit e partive në Kosovë kanë kundërshtuar çfarëdo mundësie të përfshirjes së OKB-së në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo, pasi në vitin 2010 OKB kushte miratuar një rezolutë me të cilën kishte kaluar çështjen e Kosovës dhe dialogun me Serbinë tek Bashkimi Evropian, pasi edhe ajo nuk e njeh Kosovën si shtet, por vetëm si UNMIK-Kosovo.

E, në anën tjetër Bashkimi Evropian ka një qasje tjetër ndaj Kosovës, meqë disa mekanizma të BE-së e njohin Kosovën si shtet, siç është parlamenti Evropian. Për këtë edhe institucionet e vendit nuk do të lejojnë që edhe një herë çështja e Kosovës dhe bisedimet të kthehen tek OKB-ja dhe që ajo të ketë rol në to.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci thotë se deklaratat dhe opsionet që ofron Beogradi për përfshirjen e OKB-së në bisedime, janë vetëm për të përfituar në kohë, dhe nuk i shohin me seriozitet, duke qenë se që nga paslufta e këndej qeveritë e Beogradit nuk janë treguar serioze.

“Prandaj ne u besojmë vetëm BE-së dhe SHBA-së ku pa ndërmjetësimin e SHBA-së për mu çdo alternativë tjetër është e papranueshme. Unë jam shumë i sigurt që as qeveria e asnjë institucion tjetër nuk do të pranojnë që OKB të jetë pjesëmarrje në dialogun me Serbinë, sepse është kthim mbrapa”, ka thënë Grabovci.

Edhe deputetja e partisë opozitare Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e Kosovës nuk do të dihej të kthehej tek OKB-ja dhe ajo të përfshihej me rol në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë...

Kthehu mbrapa

Shto koment