Ofanziva serbe ndaj Hashim Thaqit
19.05.2012 (komentet: 0)
Sulmet e inskenuara dhe burimet e qpikura mediat serbe mundohen me çdo kusht ta dobësojnë kreun e qeverisë së Republikës së Kosovës. Gazeta serbe Kurir pretendon se Hashim Thaqi është në prag të arrestimit.
“Hashim Thaçi kryeministër i Kosovës ka humbur mbështetjen ndërkombëtare të BE dhe Amerikës dhe gjëja se janë të vetëdijshëm se ai është i lidhur fuqishëm me krimin, dhe se janë duke ia përgaditur arrestimin”, shkruan Kurir!
Kurir, shfrytëzon kinse nji burim të vetin për të qpikë qëndrimin e Bashkimit Evropian gjëja se për ta “pastruar strukturën qeverisëse në Kosovës, sepse e tërë Evropa ka problem me mafinë shqiptare”.
Bile edhe “sulmet sporadike të mafias shqiptare në Serbinë jugore “ siq i quan Kurir sulmin e inskenuar në Dobrosin ia mvesh Thaqit kinse për të qëndruar më gjat në pushtet.
Se Thaqi gjëja se “ e ka humb përkrahjen ndërkombtare” e mbëpshtetë edhe Rangjel Nojkiç, kryetar i këshillit të SPO për Kosovë shkruan Kurir.
“Unë e di se Ambasada Amerikane në Prishtinë pakënaqur me veprimet e tij dhe të kërkuar për të hequr atë” - thotë Nojkiq për Kurir. Ai shtoi se askush në Kosovës nuk merr një blanko mbështetje.
- Raportet e fundit nga BE-ja flet për dobësitë e mëdha e qëndrimit ndaj pakicave në Kosovë, dhe kështu kanë bërë të qartë se Thaçi nuk arriti të përmbushë kërkesat e tyre - thotë Nojkiq.
Për situatën jostabile në Kosovë prononcohet edhe Shefi i ushtrisë serbe, Ljubisa Dikovic i cili për mediat serbe ka thënë se situata në Kosovë është e ndjeshme dhe se ajo mund të bëhet edhe më komplekse. Ai ka thënë se gjëja më e rëndësishme është që qytetarët duhet ta dinë se ushtria serbe është e gatshme për t’iu përgjigur çdo lloj misioni për të ruajtur sigurinë e vendit dhe interesat kombëtare.
Shto koment