O’CONNELL: ZGJIDHINI PROBLEMET PA DHUNË

28.10.2015 (komentet: 0)

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë se për krijimin e institucioneve të Kosovës, është derdhur gjaku

Për këtë arsye, ai bën thirrje që debati për tejkalimin e situatës të zhvillohet në Kuvend dhe në institucione.

O’Connel kërkon tejkalimin e krizës politike në vend në mënyrë që t’i hapet rruga zhvillimit të integrimeve evropiane.

“Kanë dhënë gjak për të krijuar institucionet. Kuvendi, Zyra e Presidentit duhet të përdoren për të zgjidhur problemet, por jo me dhunë”, thotë ai në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës.

Kthehu mbrapa

Shto koment