Obama për herë të dytë President, betohet para popullit

21.01.2013 (komentet: 0)

Qindra mijëra amerikanë janë mbledhur në lëndinën qëndrore të kryeqytetit për të marrë pjesë në inaugurimin publik të presidentit Barack Obama për mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Në Uashington janë mbledhur më më shumë se 600 mijë njerëz të cilët kanë mbushur parkun nga Kapitoli tek Memoriali i Linkolnit.

artikuj

 

Gati 800 mijë njerëz, shumica duke valvitur flamuj amerikanë kanë mbushur lëndinën qëndrore për të parë ngjarjen. Ky është një numër më i vogël sesa gjatë inaugurimit të tij të parë kur gati 2 milionë njerëz erdhën për të parë ceremoninë e betimit të presidentit të parë afrikano-amerikan.

Obama bëri betimin zyrtar dje pasi kushtetuta amerikane kërkon që presidenti të bëjë betimin më 20 janar. Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts drejtoi betimin, ashtu si edhe katër vjet më parë. 

Inaugurimi sot përkon me festën federale që shënon ditëlindjen e Martin Luther Kingut.

Kthehu mbrapa

Shto koment