Obama: Palestinezët meritojnë shtet të pavarur

21.03.2013 (komentet: 0)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se palestinezët meritojnë një shtet të pavarur dhe sovran, si dhe një fund të pushtimit nga Izrareli.

 

Obama i ka bërë këto komente në Ramallah, në konferencën e përbashkët me gazetarë me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Me këtë rast, presidenti amerikan ka thënë se palestinezët nuk duhet të përballen me padrejtësi të përditshme që u shkakton pushtimi.

Ai ka theksuar se SHBA do një shtet të qëndrueshëm palestinez, krahas shtetit hebraik të Izraelit.

E vetmja mënyrë për të arritur këtë janë negociatat, ka thënë Obama.

Ai po qëndron në Bregun Perëndimor, pas vizitës që ka bërë të mërkurën në Izrael. /REL/

Kthehu mbrapa

Shto koment