Obama: Në Kosovë janë vrarë njerëz para se të ndërhynte NATO

27.03.2014 (komentet: 0)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama, ka thënë se krahasimi i Kosovës me situatën në Krime, është i papërshtatshëm për shkak se njerëzit në Kosovë, janë vrarë me vite të tëra, para se NATO-ja të merrte aksionin e saj.

 

Në anën tjetër, pas një takimi të përbashkët të tyre, gjenerali i NATO-së, Andres Fogh Rasmussen ka përshëndetur hapat që Shtetet e Bashkuara kanë marrë si përgjigje ndaj veprimeve të pamatur dhe të paligjshme ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
 
“Është e qartë se mbrojtja kolektive e aleatëve tanë është një detyrë thelbësore për NATO-në dhe unë iu bashkëngjitëm juve në thirrjen tuaj për masa shtesë për të rritur mbrojtjen tonë kolektive duke përfshirë dhe planet e zhvilluar me tej dhe përmirësuara, ushtrime të zgjeruara, dhe vendosjet e duhura”, ka thënë Rasmussen.
 
Tha se do intensifikojnë bashkëpunimin ushtarak me Ukrainën, duke përfshirë këtu dhe ndihmën për ukrainasit për të modernizuar forcat e tyre të armatosura.
 
Rasmussen ka thënë se do shqyrtojnë marrëdhëniet me Rusinë, do të rrisin bashkëpunimin me partnerë, do të forcojnë më tej mbrojtjen kolektive dhe do të përforcojmë lidhjet transatlantike.
 
“NATO është një forcë për paqe, por dhe e pakrahasueshëm ushtarakisht. Ne nuk kërkojmë konfrontim, por ne nuk do të heqim dorë nëse sfidohemi. Dhe Aleanca jonë është më shumë se vetëm një Aleancë ushtarake, ne jemi një komunitet i vlerave që gjithashtu sjell shpresë për të gjithë njerëzit që kërkojnë lirinë dhe paqen”, ka deklaruar ai.
 
E Obama në Bruksel ka thënë se Kosova ka shpallur pavarësinë, pas konsultimeve me komunitetin ndërkombëtar.
Presidenti amerikan ka thënë se nuk ekzistojnë mënyra për ta larguar ushtarakisht Rusinë nga Krimeja, por për aq kohë sa SHBA-ja dhe Evropa mbeten të bashkuara, sipas tij, rusët do ta kuptojnë se nuk mund të shkojnë përpara.
 
“Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk kanë asnjë interes në kontrollimin e Ukrainës. SHBA dhe NATO nuk kërkojnë konflikt m e Rusinë”, ka thënë Obama./standardi.info/

Kthehu mbrapa

Shto koment