Obama emëron John Kerry-n si Sekretar Shteti

22.12.2012 (komentet: 0)

Presidenti amerikan ka emëruar John Kerry si Sekretar të Shtetit. Obama tha se Kerry përgjatë gjithë jetës është përgatitur për këtë rol. Ai vlerësoi atë për respektin dhe besimin që ka fituar nga liderët e mbarë botës.

2cf9a obama kerry 300x168 ZYRTARE/ Obama emëron John Kerry n si Sekretar Shteti

Kerry do zëvendësojë Hillary Clinton në krye të Departamentit të Shtetit.

Kerry ishte kandidati i demokratëve për president në vitin 2004 dhe mban aktualisht postin e kryetarit të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat.

Emërimi i tij vjen pasi ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, u tërhoq nga marrja në konsideratë e emrit të saj.

Republikanët e kishin kritikuar rolin e saj për sulmit vdekjeprurës në konsullatën amerikane në Bengazi.

 

Ata kishin kërcënuar se do e bllokonin emërimin e saj, pavarësisht mbështetjes së fortë të presidentit Obama.

Vetë Kerry kishte folur në mbështetje të zonjës Rice.

Kerry, 69 vjeç, është emërimi i parë i presidentit Obama që pas rizgjedhjes në krye të shtetit.

Analistët thonë se Kerry nuk do të hasë në kundërshti nga republikanët.

Kerry, një veteran i dekoruar i Vietnamit, humbi ndaj presidentit George W. Bush në vitin 2004. Ai ishte përfolur për postin e Sekretarit të Shtetit edhe në vitin 2008. Prej atëherë ai ka mbetur një senator me ndikim, duke bërë udhëtime kyçe në Pakistan, Siri dhe Rripin e Gazës.

Kthehu mbrapa

Shto koment