“NZZ”: Bisedimet Kosovë-Serbi në rrezik të dështojnë

29.03.2013 (komentet: 0)

Në numrin e sotëm e përditshmja zvicerane "Neuer Zürcher Zeitung", në artikullin kushtuar dialogut me Prishtinës dhe Beogradit, shkruan se "Pak ditë para raundit tjetër të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës bëhet përgatitja e opinionit serb për dështimin e bisedimeve në Bruksel.

Pala tjetër nuk lëviz "asnjë milimetër". Ajo nuk detyrohet ta bëjë këtë "nga miqtë e saj në Perëndim", thotë qeveria...
Një gjë është e qartë, se pala serbe erdhi në bisedime me vrull dhe me ide të reja. Duke thyer një radhë tabush, që deri para pak kohe dukeshin të pashmangshme... Beogradi hoqi dorë nga plani për ndarjen e Kosovës dhe është i gatshëm që t'i vendosë të gjitha komunat serbe në Kosovë nën juridiksionin e Prishtinës, megjithatë si "asosiacion komunash" me status autonomie, transmeton DW tekstin e botuar në "Neuer Zürcher Zeitung" 

Kryeministri Thaçi e krahason asosiacion komunave serbe me një organizatë joqeveritare, që mund të kontribuojë për të mirën e përgjithshme, pa kompetenca ekzekutive. Lëshimet e mëtejshme do të krijonin një shtet në shtet. Krahasimi çalon, sepse propozimi i Beogradit nuk parashikon asnjë të drejtë vetoje në rrafshin e qeverisjes qendrore. 

Beogradi është nën presion të konsiderueshëm. Qeveria shpreson të marrë në pranverë nga BE datën për fillimin e bisedimeve të pranimit. Kusht është arritja e marrëveshjes me Prishtinën. Por për këtë nuk do të paguanim çdo çmim, thotë Dacic. 

Shqetësuese është se popullsia serbe e prekur rëndë e veriut të Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë lloj forme në proces. Edhe pse shembujt e Bosnjës dhe Maqedonisë tregojnë, se edhe përshtatjet më të sofistikuara të kushtetutës nuk i sigurojnë shtetit legjitimitet. Në qoftë se serbët në veriun e Kosovës nuk e mbështesin zgjidhjen e gjetur, një krizë e pafund është e paraprogramuar.", shkruan "Neue Zürcher Zeitung". 

Kthehu mbrapa

Shto koment