Nuk “luan vendi” Aqif Effendi Blyta

25.09.2012 (komentet: 0)

Fletëparaqitje për kundërvajtje kundër qeverisë komunale të Pazarit të Ri ( Novi Pazar), për shkak se nuk eka hequr panelin e Aqif Effendiut.

Në Pazarin e Ri (Novi Pazar) ende nuk është hequr paneli i Acif Effendiut, prandaj ka reaguar Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike eshteit serb. Afati prej një muaji për ta hequr pllakatën nuk është respektuar, reagim i kotë i shtetit serb shkruan “ Novosti”

 

 

Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike ka ngritur akuza për kundërvajtje kundër kryeshefit të administratës së Novi Pazarit,  sepse nuk është ndërmarr asgjë ipas  një vendimi  urgjent për ta hequr panelin e Acif Effendiut, e cila u vendos gjat  verës së kaluar në këtë qytet.

Siq bënë të ditur e përditshmja beogradase  "Novosti",  fletëparaqitjen ditë më parë e ngriti  zyrtarisht Inspektorati i Ministrisë, procesvërbali i kësaj  ngjarje tashmë është në polici  dhe  në prokurori. Kjo është gjendja momentale e këtij  rasti, i cili e trazoi opinionin e gjërë  në fillim të gushtit, për të cilin rast qeverinë serbe kishtë mbajtë seancë të jashtëzakonshme.

Se  kur do të hiqet paneli i Acif Effendiut , i cila është e vendosur në zonën e këmbësorëve, nuk e din askush. Kryetari i Komunës  Meho Mahmutoviq, nga udhëtimi zyrtar në Vjenë, “Novostit “ shkurtimisht iu kishte përgjegjur: 

-Nuk merrem  këtë rast, kam punë më të rëndësishme.

Në Ministrinë  e Drejtësisë thuhet se  që të gjitha veprimet e mëtejshme rreth panelit  do të jenë  "në përputhje me ligjin".  Sekretari i qeverisë serbe Velko Odaloviq kishte deklaruar për  "Novostin " se vendimet duhet të respektohen, edhe nëse janë vetëm të shkruara në formë të  rekomandimeve .

Nga ana tjetër, Presidenti KKB Esad Xhuxheviq, beson se paneli do të mbetet, edhe pse qeveria ka mjete për të larguar me forcë panelin e  Aqif Effendiut:

- Ai për ne është  një figurë e padiskutueshme historike. Nëse dikush mund të na bindin ndryshe, ne jemi të gatshëm për të biseduar. Ndërsa panelin nuk e heqim.Këto ishin fjalët e njeriut kyq sa i përket këtij rasti, transmeton Sanxhaklive, duke cituar të përditshmen “Novosti”.

/Ismet Azizi/Kokajnet/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment