NUK KA AZIL PËR KOSOVARËT, PËRSËRIT AMBASADORJA GJERMANE

25.02.2015 (komentet: 0)

Ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets ka përsëritur se asnjë kërkesë e emigrantëve kosovarë nuk do të pranohet nga Gjermania.

Ambasadorja gjermane në Prishtinë Angelika Viets ka thënë se qeveria e Kosovës dhe venet e BE-se të prekur nga emigrimi i kosovarëve, kanë ndërmarr masa të cilat kanë ndikuar në uljen e numrit të emigrantëve, ditëve të fundit . Ajo në një intervistë për Radio Kosovën ka përsëritur edhe një herë se asnjë kërkesë për azil e kosovarëve nuk do të pranohet. Ambasadorja Viets ka folur edhe për mbështetjen e Gjermanisë, për Kosovën.
“Kemi konstatuar se ka një lidhshmëri në mes të gjendjes ekonomike dhe të dëshpërimit të qytetarëve, të cilët si pasojë e kanë zgjedhur rrugën duke kërkuar fatin e tyre për një jetë më të mirë në Perëndim. Më lejoni që të them se, Gjermania do ta mbështes Kosovën ashtu siç e ka mbështetur edhe në të kaluarën”, tha ajo. 
Ambasadorja Angelika Viets ka folur edhe për liberalizimin e vizave për kosovarëve, të cilin e ka lidhur edhe me mungesën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 
“Ne e kuptojmë edhe zemërimin e kosovarëve se banorët e vendeve të tjera kanë liberalizim të vizave e kosovarët nuk kanë, mirëpo kjo është çështje e Qeverisë së Kosovës, e institucioneve të këtushme në bashkëpunim me Komisionin Evropian. Mund të them që perspektiva për liberalizim të vizave është, pra ekziston. Notat që Kosovës i janë dhënë për sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk janë të kënaqshme”, tha ajo. 
Ajo ka potencuar edhe zhvillimin në sektorin e energjisë dhe përkrahjen e ndërmarrjeve të mesme, të cila sipas saj do të ndikojë në ngritjen ekonomike të Kosovës.

Kthehu mbrapa

Shto koment