Novi Pazar: Të gjithë në mbrojtje të pronës së Bashkësisë Islame

21.01.2012 (komentet: 0)

Novi Pazar (Pazari i Ri) - Fakulteti i Studimeve Islame në Novi Pazar, i vendosur në ndërtesën, pronë e së cilës është BI (Vakafit) përndryshë ndërtesa e dikurshme e Shtëpisë së Mallërve “ Gërmia” Prishtinë është kërcnuar nga grabitja e kësaj ndërtese .

Nëpërmjet një deklarate të lëshuar Fakulteti për Studime Islame në N. Pazar, reagohet dhe dënohet paralajmërimi i grabitjes së objektit të Bashkësisë Islame.

“Një grup manjatë kriminelë me gjyqtarë dhe politikanët të korruptuar vazhdimisht janë duke u përpjekur t’a rrëmbejnë këtë ndërtesë e cila është simbol i mbijetesës së vakafit në rajon”.

“Me këtë akt konfirmohet qëndrimi diskriminues i autoriteteve ndaj pronës së Vakafit, ndërsa në anën tjetër Kishës Ortodokse Serbe jo vetëm se i kthehet pasuria e sekuestruara por i dhurohen të reja “ thuhet në deklaratën e lëshuar nga Dekanati i Fakulteit për Studime Islame në N. Pazar, të cilën e transmetojnë mediat elektronike të Sanxhakut.

Këto përpjekje paraqiten në vazhdimsi si agresion kundër Bashkësisë Islame me qëllim të dobësimit të valës së ngritur në mbrojtje të besimit të tyre, Vakafit dhe institucioneve të Bashkësisë Islame .

Duke pasur parasysh lidhjen midis krimit, politikës dhe autoriteteve të pushtetit, studentëve, prindërve të tyre, mësimdhënësëve dhe të gjithë muslimanëve nuk iu ka mbetë asgjë tjetër, porveç, sikurse më parë, të organizohen në mbrojtje të Fakultetit të Studimeve Islame dhe Vakufit.

Marrja nga pushteti e kësaj ndërtese pronë e Bashkësoisë Islame është paraparë për ditën e sotme./mesazhi/I.Azizi

/Mesazhi/

Kthehu mbrapa

Shto koment