MILIARDERI BILL GATES: 95 PËR QIND TË PASURISË PËR BAMIRËSI!

21.01.2013 (komentet: 0)

Një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates, tha se 95 për qind të pasurisë së tij do ta dhurojë për bamirësi.


"Unë jam i sigurt, unë kam ushqim dhe veshmbathje. Fondet nuk përfaqësojnë asgjë në jetë. Pasurinë time do të dhuroj për më të varfërit në botë", tha Bill Gates.

Deri tani ai ka dhuruar për bamirësi 28 miliardë dollarë.

Sipas disa vlerësimeve, pasuria e tij llogaritet të jetë 65 miliardë dollarë.

Në intervistë për revistën britanike "Telegraph", ai ka deklaruar se planifikon që deri në fund të jetës së tij rreth 95% të pasurisë ta investojë në qëllime bamirësie.

Pronari i Microsoftit është i vendosur që tanimë të gjithë pasurinë ta orientojë në fondacionin e tij humanitar.

Kthehu mbrapa

Shto koment