Një “Jo” nga Brukseli bllokon marrëveshjen

11.06.2013 (komentet: 0)

Nëse në qershor nuk marrin datë për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE, atëherë do të jetë e mundur një bllokadë e realizimit të marrëveshjes së Brukselit, konsiderojnë në partinë e kryeministrit serb, Ivica Daçiq dhe në atë Demokratike të Serbisë.

“Nëse nuk arrihet deri te ajo datë në çdo rast kjo do të shkaktonte konfuzione dhe tensione të caktuara dhe në një mënyrë edhe bllokim të realizimit të marrëveshjes”, ka thënë për mediat serbe, deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviq duke shtuar se Serbia meriton të marrë datën për fillim të bisedimeve me BE-në më 28 qershor. 

“Nëse deri te kjo nuk arrihet, do të krijohet atmosfera e pakënaqësisë edhe në Kosovë dhe në gjithë Serbisë”, ka thënë Steviq që është deputet nga Kosova.

Ngjashëm mendon edhe shefi Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Borisllav Stefanoviq që në kohën e fillimit të dialogut teknik me Serbinë ishte udhëheqësi i delegacionit serb.

Sipas tij, nëse Serbia nuk merr datën atëherë ai vendim sigurisht që do të ketë pasoja jo vetëm ndaj entuziazmit për hyrje në BE, por pasoja të këqija për sa i përket implementimit të marrëveshjes me Prishtinën që do të ishte keq dhe në thelb do të kuptohej si dështim i shtetit të Serbisë.

Sipas të tij është gabim i madh nëse ndërlidhen çështja e marrjes së datës me atë të Kosovës pasi data është çështje e pjekurisë së kësaj shoqërie dhe mundësi e luftës me probleme të theksuara.
“Na duhet një kornizë që do të ndihmonte që gjërat të zgjidhen nga korrupsioni deri të parregullsitë e institucioneve”, ka thënë Stefanoviq.

Të rikujtojmë që kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia do të dilte e mashtruar nëse nuk merr vendim pozitiv nga Komisioni Evropian rreth datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.rtklive.com

Kthehu mbrapa

Shto koment