Nismë e Universitetit Columbia për bashkimin e shqiptarëve

23.06.2012 (komentet: 0)

New York -Profesori i Universitetit Columbia-s, David Philips , i cili është njohës i mirë i çështjes shqiptare në Ballkan, pohon se ka marrë një nismë për promovimin e idesë për krijimin e Shqipërisë Natyrale , njofton agjencia e lajmeve INA.

 

Projekti i tij i njohur si, "Projekti i Lagjes Shqiptare", me sa duket promovon integrimin e natyrshëm të Shqipërisë etnike nDavid L. Philips nga Universiteti Amerikan Washington DC e vizitoi USHT-nëë shumë fusha të jetës dhe njohjen e kësaj dukurie të pashmangshme nga komuniteti ndërkombëtar.

Shikojmë përpara, thotë profesor Philips ndërkohë që ne kujtojmë të kaluarën, raporton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork. 

“Lidhja e Prizrenit është themeluar më 10 qershor, 1878 si përgjigje ndaj Traktatit të Shën Stefanit dhe Traktatit të Berlinit të cilat i kanë mohuar aspiratat kombëtare të shqiptarëve. Lidhja është krijuar për të mbrojtur shqiptarët nga serbët, malazezët dhe grekët. Ajo ka çuar në një periudhë të shtypjes së dhunshme kundër shqiptarëve në shekujt e 19 dhe 20”, shprehet Philips.

Sot është ndryshe shton ai. “Me çlirimin e Kosovës dhe 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë shqiptarët kanë bërë një kalim historik edhe duke sakrifikuar dhe rrezikuar brenda mundësive të tyre. Projekti i Lagjes shqiptare është projektuar për të mbështetur parimet e Lidhjes së Prizrenit. Në shekullin e 21, është e mundur që të integrohen të gjitha territoret shqiptare pa rishikimin e kufijve ose kryqëzimeve të dhunshme”, mendon profesori amerikan.

Ai thotë se, Columbia University dhe Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington më 8 korrik në Tiranë do të mblidhet në një Konferencë ndërkombëtare me titull :“ International Conference on the Albanian Neighborhood” 

Sipas tij, konferenca është e përkrahur nga Fondacioni “Rockefeller Brothers Fund” nga Universiteti Columbia , Instituti për Studime Bashkëkohore dhe Bashkia e .

Pra, thotë professor David Philips në Tiranë do të mblidhen Shqiptarët nga i gjithë Ballkani Perëndimor, do të mblidhen për të diskutuar iniciativën: “International Conference on the Albanian Neighborhood”. 

Folësi kryesor do të jetë Kryeministri Sali Berisha. Ndërsa në këtë ngjarje do të merr pjesë edhe ish - Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën, Soren Jessen-Petersen. Pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe opinionist, si dhe kryetarët dhe udhëheqës institucionesh, deputetë, dhe politikanë të tjerë. Të gjitha partitë dhe grupet politike do të përfaqësohen në këtë konferencë. 

“Dhe, unë besoj se Iniciativa jonë mund të jetë një teme për të unifikuar shqiptarët brenda Shqipërisë, Kosovë dhe në të gjithë rajonin”, thekson profesori amerikan. 

Initiative Albanian Neighborhood - "Projekti i Lagjes Shqiptare", shprehet më tej profesor Philips, përfshin tërë territorin kudo që jetojnë shqiptarët, duke filluar me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Arbëreshët, ata të Serbisë dhe Greqisë. 

Initiative Albanian Neighborhood është e lidhur së bashku nga iniciativa "solidariteti i interesit" në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, arsimit dhe kulturës, dhe të medias dhe të komunikimit edhe përtej Ballkanit Perëndimor, ajo është një komunitet global, duke përfshirë edhe shqiptarët të diasporës këtu në Nju Jork dhe në mbarë botën.

"Initiative Albanian Neighborhood është gjithashtu një komunitet i vlerave të përcaktuara prej demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tregjet e lira, lidhjet e forta që ekzistojnë mes shqiptarëve dhe amerikanëve, mbasi ne jemi popuj liridashës, popuj me vlera të përbashkëta, është shprehur më tej Philips.

Bashkëpunimi më i madh në mes institucioneve Euro-Atlantike dhe Kosovës, si dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është gjithashtu në qendër të kësaj strategjie. 

“Qëllimi i "Evropës së bashkuar dhe në paqe", vazhdon, por rrethanat kanë ndryshuar. "Interesi dhe solidariteti" mes shqiptarëve është i natyrshëm në një përgjigje të krizës në Eurozonë, e cila ka ndikuar në perspektivën afatkohore dhe Evropiane të anëtarëve që aspirojnë. Solidariteti dhe interesi është edhe një përgjigje ndaj kriminalitetit,korrupsionit dhe paaftësisë që ekziston në rajon, veçanërisht në vendet ku shqiptarët përfaqësohen në minoritet. Irredentizmi Sllavic u konfirmua nga fitorja e fundit e Tomislav Nikoliq, si president i Serbisë, thotë studiuesi amerikanë, profesori i Universitetit Columbia ish diplomati David Philips” shton ai. 

Kthehu mbrapa

Shto koment