Nis hulumtimi i varrezës masive në Sanxhak

03.04.2012 (komentet: 0)

Përgatitjet për rekonstruimin e varrezës masive në Haxhet, lagje e Pazarit të Ri rreth së cilës para dy viteve shpërthyen përleshjet për shkak të ndërtimit të çerdhës së fëmijëve, kanë filluar, dhe pritet deri në verën e këtij viti të fillojë zhvarrimin në këtë lokalitet.



Haxheti, përndryshe është lagje – pjesë e qyteti të Pazarit të Ri ( Novi Pazar), në të cilen në vitin 1945 dhe 1946, janë ekzekutuar “armiqtë e popullit", kryesisht shqiptarë e boshnjakë, por tash po thuhet se ka patur edhe serbë, të cilët janë hudhur në një krater i krijuar nga bombardimet e forcave aleate të Luftës së Dytë Botrore. Në këtë hapësirë e cila ishte pronë e Vakufit, ndërkohë u ngrit një lagje e tërë e banuar dhe kur në të filloi ndërtimi i një çerdheje, myftiu Muamer Zukorliq me përkrahjen e xhematit të tij u ngritën për të mbrojtur pronën Vakufit me çdo kusht. Kjo pronë ishte e Vakufit, deri në vitin 1982, kur ishte konfiskuar nga
qeveria vendore, kinse me pagesë.

Ka mosmarrveshje dhe debate rreth numrit të viktimave që u ekzekutuan dhe u varrosën në këtë lokalitet. Por për opinionin shqipatarë është e padiskutueshme se në këtë varr masiv janë eshtrat e shumë shqiptarëve në krye me udhëheqësin politik dhe ushtarak të Sanxhakut Aqif Blyta, i cili për dallim nga viktimat tjera u vra publikisht bashk me bashkëpunëtorët më të ngusht dhe me tre nipat e tij.

Sipas Admira Muratoviqit, kryetare e Komitetit për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, u vranë në mes 1,500 dhe 2,000 njerëz. Sipas Srxhan Cvetkoviq, sekretar i Komisionit Shtetëror serb për zbulimin e varrezave masive të të ekzekutuarve pas vitit 1944, listat nuk janë të sakta, bëhet fjalë për qindra, e jo mijëra viktima.

Viteve të fundit është bërë shumë në hulumtimin e këtyre viktimave. Janë dhënë 30 dëshmi të të mbijetuarëve, anëtarë të familjarëve të pushkatuar, bile edhe të policëve pjesëmarrës të cilët i kishin dërguar në vendin e pushkatimit.

Ai pranon se në mesin e viktimave, thotë se shumica e të vrarëve, megjithatë, ishin tregtarë të shquar dhe biznesmenë. Të dhënat për numrin e viktimave është vështirë të sigurohen. Disa emra ishin gjetur në arkivat e Serbisë.

Pritet që në të ardhmëren e afërt në këtë fushë të bëhet plani topografik, dhe pastaj, në muajin maj të bëhet skanimi i hapësirave të pa banuara, e mandej do të mund të fillojë gërmimi i kësaj varreze, për të cilën është ditur por kurrë nuk është folur publikisht.

Ky është një lajm i mirëpritur edhe për shumë familjarë të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në luftërat për mbrojtjen e trojeve shqiptare në Sanxhak, që kishin shkuar nga viset e ndryshme të Kosovës në krye me komandantin Shaban Polluzha.

/Infosot/Mesazhi/Përgatiti: Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment