Nikoliq: Të rrënohet përmendorja në Preshevë në "pikë të ditës"

28.12.2012 (komentet: 0)

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar se shteti duhet të reagoj menjëherë dhe në "pikë të ditës" ta rrënojë përmendoren në qendër të Preshevës nëse shqiptarët nuk e bëjnë vet.

"Serbia duhet të reagoj dhe Serbia do të reagoj. Përmendoren duhet ta heqin vet shqiptarët në jug të Serbisë nëse dëshirojnë të tregojnë që popullin e tyre po e drejtojnë ashtu që mirë të jetohet në Serbi. Nëse kjo nuk bëhet, Serbia në mes të ditës duhet ta rrënojë at tabelë dhe të tregoj se diçka e tillë nuk është e lejuar me ligjet e saj" ka thënë Nikoliq për Radio Televizionin e Serbisë.

Nikoliq ka thënë se përkrahë qeverinë e Serbisë që "në atë moment të marrë vendim" që ta largojë përmendoren dhe këtë do ta bëj.

"Jam i gatshëm për pasoja dhe rrezikun që dikush nga vendi apo bota të sulmojë shtetin tonë. Kjo askund në botë nuk është e lejuar, e as që do të lejohet në Serbi" ka thënë Nikoliq.

Kthehu mbrapa

Shto koment