Nikoliq: Duhet ta njohim Kosovën nëse dëshirojmë BE-në

07.12.2014 (komentet: 0)

E di absolutisht se do të gjendemi para zgjedhjes: ose Kosovën ose Evropën, dhe për këtë duhet të jemi të gatshëm, ka thënë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq.


“Brukseli do të na ballafaqojë me njohjen e Kosovës dhe për këtë duhet të jemi të gatshëm. Për këtë duhet që shumë shpejtë të arrijmë një konsensus kombëtar dhe koha është që për këtë të flas me kryeministrin Vuçiq”, ka thënë Nikoliq në një intervistë për mediat serbe.

Ai shton se fjalët e komisionerit të BE-së, Johannes Hahn, i cili ka folur për këtë çështje, askush në BE nuk i ka demantuar, “dhe kjo do të thotë se komisioneri nuk ka folur krye-në-vete, porse si duket e ka përçuar qëndrimin zyrtar”.

I pyetur nëse do të udhëhiqte shtetin i cili do të hiqte dorë nga Kosova për anëtarësim në BE, Nikoliq thotë se nuk do të merrte pjesë “në atë qeveri e cila do ta njihte pavarësinë e Kosovës”.

Kthehu mbrapa

Shto koment