NIKOLIC: TURQIA MOS TË LOBOJË PËR KOSOVËN

16.05.2013 (komentet: 0)

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka kërkuar nga autoritetet turke që të mos lobojnë tek vendet tjera për njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe të mos lobojnë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Nga Turqia presim që çështja e Kosovës të mos jetë temë e bisedave të saj me partnerë të tjerë... Të mos përpiqet për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe të mos lobojë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare", ka thënë Nikolic në Ankara, në samitin trepalësh Turqi-Serbi-Bosnjë.

Sipas mediave serbe, Nikolic ka falënderuar Bosnjën që nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës.

Kthehu mbrapa

Shto koment