Nikolic prin Tadic, uron presidentin

21.05.2012 (komentet: 0)

Sipas rezultateve të para që kanë arritur në Qendrën për Demokraci dhe Zgjedhje të Lira(CeSID), gjysmë ore pas mbylljes së vendvotimeve, kandidati për president i Partisë Përparimtare, Tomisllav Nikoliq prin me 49.9 për qind, derisa presidenti i deritashëm Boris Tadiq ka marrë 47.7 për qind.

 

Rezultatet, sipas mediave serbe, nuk jane nga numërimi i plotë i votave dhe mund të pësojnë ndryshime.

Kryetari i Partise Demokratike Boris Tadiq ka pranuar humbjen dhe e ka uruar presidentin e sapozgjedhur te Serbise, Tomisllav Nikoliq. 

"E uroj zotin Nikolliq per fitoren korrekte dhe te merituar dhe i uroj fat ne detyren e re", ka thene Tadiq ne nje konfernece per gazetare ne seline e partise se tij.

Ai ka theksuar se me "siguri nuk do te behet kryeminister".

Kthehu mbrapa

Shto koment