Ngritet qendra përkujtimore e Aqif Ef. Blytës dhe të rënëve tjerë !

29.11.2013 (komentet: 0)

Sanxhaku Verior- Pas vendosjes së pllakave përkujtimore në shtëpitë e figurave më të shquara të Sanxhakut, si ajo e Aqif Byltës, Ferat Dragës etj., në radhë ëdhtë qendra përkujtimore kushtuar të ekzekutuarëve në mes të tjerëve edhe të shqiptarëve të ekzekutuar në Haxhet të Pazarit të Ri, nga pushteti komunist nga viti 1944-1946.

 

 

Ismet Azizi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Esad Xhuxheviq njoftoi sot se  ka shpallë konkursin për palnin ideor për ndërtimin e një qendre përkujtimore  të quajtur " Haxhet " në Pazar.

Esad Xhuxheviq tha  në një konferencë shtypi se qendra do të shërbejë ne "afirmimin e kujtesës kulturore të të gjitha viktimave të pafajshme nga  viti 1912 ".

Te ekzekutuarit ne Haxhet. Pazari i Ri

" Dëshirojmë që qendra memoriale me  përkujtimorën të jetë një vend qendror pelegrinazhi (hapesirë për lutje) në të cilin  objket do të shënohën të gjith emrat e viktimave, ku për qdo 21 janar ( dita kur jan ekzekutuar mbrojtësit e Pazarit të Ri, shumica e tyre shqiptarë, në krye me Aqif Blyten dhe bashkëpunëtorët e tij) të gjithë njerëzit do të munden t’i nderojnë  të gjith  viktimat e  pafajshme që vdiqën nga viti 1912 deri ne vitin  1995", tha Esad Xhuxheviq.

Ai shtoi se planifikohet  që qendra  përkujtimore të  fillon të ndërtohet në 2015,  në 70 vjetorin  kur  partizanët në këtë vend ekzekutuan boshnjakët .

" Lokaliteti Haxhet, me propozimin Keshillit Kombetar Boshnjak (BNV), është në listën e Komisionit Shtetëror për huliumtimin  e varreve masive dhe ne shpresojmë që , paralelisht me ndërtimin e qendrës përkujtimore, të fillojë edhe identifikimin e të gjithë personave të vrarë dhe të varrosur këtu  nga viti 1944-1946. Sipas  njohurive tona në Haxhet janë varrosur në mes 1,800 dhe 2,500 boshnjak ( fjala është për shqiptarë dhe boshnjak I. A), emrat e të cilëve do të gëdhendën në qendrën përkujtimore ", tha Xhuxheviq.

Ai theksoi se ndërtimi i qendrës memoriale është planifikuar në një ngastër me sipërfaqe prej rreth 20 ar, në pronësi të qytetit të Novi Pazarit, dhe se me këtë rast nga pushteti lokal do të kërkojmë  dhënjen e kësaj parcele në shfrytezim për këtë qëlllim.

Konkursi për perpilimin e projektin ideore për ndërtimin e qendrës përkujtimore "Haxhet" do të zgjasë për 30 ditë, dhe të gjitha dokumentet e nevojshme do të publikohen  në faqen e internetit te Keshillit Kombetar Boshnjak (BNF), tha ndër të tjera Rexhep Shkrijeli, transmeton portal i KKB.

Shih edhe :

Video në boshnjakisht

 Pllaka përkujtimore e Aqif Blytës, “plagë” për Serbinë!

Përvjetori i 67-të i pushkatimit të liderit politik e ushtarak të Sanxhakut të Pazarit të Ri

 
Sanxhak - Filloi hulumtimi i varrezës masive

Kthehu mbrapa

Shto koment