Nesër varrosen 175 viktima të masakrës së Srebrenicës

10.07.2014 (komentet: 0)


    

Familjet e më shumë se 500 viktimave të masakrës në Srebrenicë, Bosnjë e Hercegovinë, refuzojnë që të afërmit e tyre t’i varrosin në ceremoninë e nesërme masive në përvjetorin e vdekjes së tyre, pasi janë gjetur vetëm një pjesë e eshtrave të tyre.


Katrin Bomberger, udhëheqëse e projektit për identifikim përmes ADN-së, kumtoi sot se në vitin e fundit janë identifikuar më shumë se 700 persona, por nesër do të varrosen vetëm 175 prej tyre.

Një karvan prej 175 arkivoleve pasdite arriti në Potoçar, ku nesër do të varrosen.

Ndërkohë, një grup i organizatave joqeveritare nga Serbia kërkuan nga autoritetet më të larta shtetërore në vend, që 11 korrikun ta shpallin për Ditë të kujtesës së gjenocidit në Srebrenicë.

Kërkesa është dërguar deri te presidenti i Serbisë, Qeveria dhe Parlamenti me arsye se kjo është shumë me rëndësi për shkak të kthimit të dinjitetit të viktimave, ballafaqim me të kaluarën, pajtim në rajon dhe vazhdim të integrimeve evropiane.

Mbi 8.000 mijë myslimanë nga BeH, burra dhe djem, janë vrarë më 11 korrik të vitit 1995 në Srebrenicë. Mbetjet mortore të viktimave zbulohen me kalimin e viteve dhe varrosen në ceremoni çdo vit më 11 korrik.

Kryerësit e krimit më të madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore gjatë varrimit të vktimave i kanë përzier eshtrat e tyre, me qëllim që ta fshehin krimin/zeri/

Kthehu mbrapa

Shto koment