Nëse Kosova arrin progres, KE nënshkruan në qershor MSA-në

19.02.2013 (komentet: 0)

Nëse Kosova arrin progres në fushat e kërkuara nga Bashkimi Europian, KE mund të nënshkruajë në qershor marrëveshjen për MSA-në. Ky ka qenë premtimi i presidentit të KE-së Barroso në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Sa i përket shteteve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën,Barroso është shprehur se është e drejta e tyre të mos njohin pavarësinë e një shteti.

“Pranimi i shteteve është e drejta e shteteve sovrane. Me rëndësi është se ne jemi duke u përgatitur për të nënshkruar MSA-në dhe nëse Kosova arrin progres në të gjitha fushat ne nga qershori i këtij viti mund të kemi edheprogres konkret për Kosovën sa i përket MSA-së” u shpreh Barroso.

Barroso u shpreh gjithashtu se Komisioni Europian mbështet zhvillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se Kosova ka një prespektivë të qartë dhe kjo është integrimi në Bashkimin Europian ndërsa vlerësoi ndihmën e Komisionit Europian në këtë drejtim.

“Qytetarët e Kosovës janë të vetmit që në rajon që nuk mund të lëvizin të lirë në vendet e BE-së, këto janë më shumë pengesa teknike se sa politike”-u shpreh Thaçi.

Pas këtij takimi, Thaçi gjatë pasdites do të takohet në Bruksel edhe me homologun serb Ivica Daçiç. 

Kthehu mbrapa

Shto koment