Nënat e Srebrenicës: Dodik serbët e Kosovës vendosi në oborrin tënd

08.01.2013 (komentet: 0)

I themi Dodikut se serbët e Kosovës mund t’i vendosë në oborrin e tij në Laktash, Nënat e Srebrenicës: Dodik serbët e Kosovës vendosi në oborret tuaja I keni mjaft të mëdha, thuhet nga shoqata e Srebrenicës

Deklaratës së Dodikut të dhënë ditë më parë se gjëja se janë të gatshëm të jenë pjesë e procesit, duke bërë të qartë se Republika Sërpska do të mund t’u ofronte tokë për vendosjen e serbëve nga Kosova, vjen reagimi i shoqatës "Lëvizja e nënave të Srebrenicës dhe Zhepës",

 

 

 

Sarajevë – Shoqata "Lëvizja e nënave  të Srebrenicës dhe  Zhepës", ka lëshuar një deklaratë  sot se janë të shqetësuara nga  fakti se nesër pothuajse gjysma e popullsisë së Bosnjes dhe Hercegovinës shënon 9 Janarin, Ditën e  Republikës Serbe, dhe me këtë siq është  vënë në dukje,  festohen  dhunimet , dëbimet ,  plaçkitjet dhe gjenocidi.

"Duhet ditur  se ata të cilët  nesër në mbledhjet solemne  dhe me manifestime  shënohet kjo ditë, festojnë  formimin e setnitetit i cili u krijua në gjak  dhe dëbime. Republika  Serbe nuk është asgjëtjetër , përveq  rezultat i gjenocidit, dhe në të paktën është e pamoralshme  të festohet kjo  ditë. Vështirë të gjindet  një shembull  i ngjashëm në histori. Megjithatë, të bëjmë një  krahasim, imagjinoni një situatë ku gjermanët të festojnë  ditën e fitores mbi hebrenjtë apo amerikanët të  festojnë  Hiroshima dhe Nagasaki. Është krejtësisht  e pamoralshme dhe e papranueshme për mendjen e shëndoshë", njofton Shoqata" Lëvizja e nënat të  Srebrenicës dhe Zhepës .

Tutje  shoqata e  Srebrenicës deklaron  se, edhe atëherë  kur nuk ka konflikt të armatosur në hapësirat tona , udhëheqet  “politika  e cila një popull vendos  para gjith të tjerëve dhe këtij populli i sigurojn të drejtën eksluzive në një territor të caktuar”.     

"Shembulli i fundit është deklarata e  kryeministrit Milorad Dodik  se në territorin e Republikës  Serbe duhet vendosur  serbët e Kosovës.  Këto deklarata mund të jetë vetëm faza e fundit e gjenocidit dhe të spastrimit etnik. Sepse , pas vrasjeve  dhe dëbimit të jo-serbëve nga territori i Republikës  Serbe, vjen koha që ideologjia serbe në këtë hapësirë të  forcohet. Për këtë arsye i  themi Dodikut se  serbët e Kosovës mund të vendosë në oborrin e tij në Llaktash, i cili  ka hapësirë të madhe , "thuhet në  deklaratë, transmetojnë mediat e B dhe H, transmeton Agjensia Anadollia.

Përveq të tjerash ditë më parë Kryetari i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ka thënë se angazhohet për ndarjen e Kosovës në dy shtete për dy popuj. Ai ka vlerësuar se mbajtja e një konference ndërkombëtare, sipas modelit të asaj në Dayton, do të ishte vrastare për Serbinë, sepse do të hapte mundësinë e hapjes së çështjes së Sanxhakut dhe Vojvodinës.

Kthehu mbrapa

Shto koment