Në Turqi jetojnë 75,6 milion banorë

28.01.2013 (komentet: 0)

Numri i popullsisë së Turqisë është rritur në vitin 2012, në krahasim me vitin e kaluar për 12 promila, dhe numron 75.627.384 banorë.

 

Shkruan:Ismet Azizi

Agjencia  për Statistikë e Republikës së Turqisë publikoi rezultatet e “Regjistrimit të  vitit 2012 në bazë të adresave dhe kartelave të  identifikimit". Sipas këtyre rezultateve, në vitin 2011 Turqia kishte një popullsi prej 74.724.269, ndërsa në vitn 2012 u shënua rritje dhe arriti në  75.627.384, e që është një rritje prej 903.115 përsonave.

Përqindja e meshkujve  në Turqi është 50.2,  dmth. 37.956.168, ndërsa ai i femrave  49,8 %, gjegjësisht 37.671.216.

Shkalla e ritjes së popullsisë në vitin 2011 ishte 13.5 promila, ndërsa në vitin 2012 ka shënuar  rënje në 12 promila. Struktura  e popullsisë që jeton në zonat urbane në vitin 2011 ishte  76,8 për qind, ndërsa në vitin 2012. u rrit në 77,3 për qind.

Popullata në Stamboll ka shënuar një rritje gjatë vitit të kaluar për  1.7 për qind. Në Stamboll  jetonë 18,3 për qind të popullsisë së përgjithshme të Turqisë, dhe është qyteti më i populluar i këtij vendi me 13.854.740. Pas Stambollit , Ankara vjen me 4.965.542 banorë, qyteti që përbënë 6.6 për qind të popullsisë së përgjithshme, e ndjekur nga Izmir me 5.3 për qind, dmth. 4.005.459 banorë. Qytetit me numër më të vogël të popullsisë është  Bayburt, popullsia e të cilit është 75.797 banorë.

 

Lëvizja e popullësisë së Turqisë nga viti 1965- 2010

Në vitin 2011 popullsia e moshës mesatare  në Turqi llogariten   29.7 për qind të popullatës, ndërsa në vitin 2012. u rrit në 30.1%.  Meshkujt e moshës së mesme në Turqi është  29,5 për qind, ndërsa e femrave është 30.6 për qind. Numri i popullsisë të moshës të aftë për  punë  të  moshës  15-64 gjithashtu u rrit në vitin 2012 në krahasim me vitin 2011, dhe tani arrin në 67,6 për qind, dmth. 51.088.202 banorë. Popullsia nga  zero deri në 14 vjet  është 24.9 % dmth. 18.857.179 persona, dhe popullsia e moshës mbi  65 viteve arrinë  7.5 për qind, ose 5.682.003 përsona.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment