Në Turqi arrestohet të dyshuarit për mbytjen e djaloshit refugjat

03.09.2015 (komentet: 0)

Autoritetet turke kanë arrestuar katër persona për të cilët besohet se janë përgjegjës për mbytjen e 12 sirianëve ku në mesin e tyre ka qenë edhe djaloshi tre vjeçar Aylan Kurdi.

 

Janë arrestuar personat që kanë kontrabanduar njerëz nëpërmes Mesdheut ku në dy barka kanë qenë 12 sirianët që janë fundosur dje në det.

Fotografia e djalit si dëshmi tronditës e tragjedisë së refugjatëve ka nxitur reagime emocionesh në mbarë botën dhe aksioni i shpejtë i Turqisë në bregdetin e së cilës është gjetur trupi i tij nuk ka munguar, transmeton agjencia franceze AFP.

Janë arrestuar katër shtetas sirianë të moshës mes 30 dhe 14 vjeç që merren me kontrabandë me njerëz.

Kthehu mbrapa

Shto koment