Në Suedi, agjërimi zgjat 21 orë

14.07.2013 (komentet: 0)

Lulea qytet në veri të Suedisë, është një nga qytetet në të cilin agjërimi zgjat më së shumti në botë. Myslimanët në këtë qytet agjërojnë më se 21 orë në ditë, shkruan Agjenci Anadollia.

 

Përgaditi: Ismet Azizi

 

Ky qytet është qyteti më i madh për nga numri i popullsisë në verilindje të Suedisë dhe të jetojnë muslimanë  të kombëve  të ndryshëm, siq janë  Turq, Afgan, Pakistanezë, Iranianë, Sirianët, Palestinezë, Tunizianë  sigurisht edhe Shqiptarë (v. j.) dhe të tjerë.

Iftari në Lulea fillon në ora 22:50, dhe Syfyri në   në ora 01:37. Në këtë periudhë, dielli kurrë nuk perëndon, kështu që që muslimanët iftarin, namazin e jacisë , dhe agjërojnë  gjatë "ditës", sepse faktikisht nuk ka natë të vërtetë. Pra kanë pak kohë në mes iftarit dhe syfyrit , dhe vazhdimisht nxitojnë për të arritur të kryej të gjitha obligimet  fetare.

Fatma Bora dhe Tulaj Imdat jetojnë që dhjetë vite në   në Luleu. Ata thonë se  nuk e kanë   vështirë të agjërojnë  sepse në Luleu nuk është shumë e nxehtë.

"Kemi pak  kohë në mes të Iftarit, teravijave dhe  Syfyrit,  për këtë arsye bëjmë përpjekje  të arrijmë   të bëjmë iftarë sëbashku më fqinjët dhe të afërmit ", shpjegoi Fatma Bora.

Muslimanët në këtë qytet kan hapur hapi një xhami të vogël, ku ata takohen. Xhamia në fillim ishte e zbrazur , por me kalimin e kohës gjithnjë e  më shumë myslimanë kan  filluar të arrijnë aty, sidomos të premteve, për të falur  namazin e xhumasë, të udhëhequr nga imami tunizian  Muhamed Amri.

Ajshe  Dujari jetonë më shumë se 20 vjite  në Suedi. Ajo thotë se vitet e para në këtë vend muslimanët nuk kanë pastur një vend ku do të mund të të takohen gjatë festave fetare.

"Para 11 viteve  ekemi marrë me qira  këtë objekt për xhami që kryesisht e përdorim për ta falur namazin e xhumasë. Përshkak se xhamia është  e vogël, ne, Muslimanët të cilët jetojmë këtu,  në vitin 2011 kemi arritur tubojmë të holla për ta blerë tokën për ndërtimin e xhamisë. Komuna e ka miratuar këtë projekt. Sipas llogaritjeve tona, nëse  arrijmë ta ndërtojmë këtë xhami, ajo do të jetë  xhamia  e cila do të ndodhët në pikën më veriore të Tokës.  Sigurisht, se kemi nevojë për mbështetjen financiare për këtë projekt ", tha Dujar.

"Këtu gjat stinës së verës ditët janë të gjata, por jo të nxehta. Pra,  nuk është e vështirë për të agjëruar. Sa për mua, unë nuk kam asnjë problem për ushqim dhe pije, përveq që na qrregullohet gjumi. Pak më vështirë e kan ata të cilët janë të detyruar të punojnë gjat ramazanit.Por, njeriu, pas disa ditëve , edhe me këtë arrinë të adaptohet ",shpjegoi ajo.

në Lulea janë dy suedezë të konvertuar në Islam:  studenti 25-vjeça  Abdulaziz Hedermalm tha se ai përqafoi Islamin në bazë të hulumtimit të tij.  Ai tha se ka lexuar Biblën, Tevratin dhe Kurani, dhe përshtypjen më të madhe i ka lënë pasii ka lexuar Kur'anin.

"Para pesë viteve kam vendosur të bëhem musliman. Babai im vdiq kur isha i vogël, ndërsda nëna ime nuk më  ka bërë probleme  për këtë çështje kur  dëgjoi për vendimin tim. përendryshe ajo është krishtere. Unë që pesë vite agjëroj, mandej  fali namazin e xhumasë në xhami", tha ai.

Suedezja Anna Waara tha  gjithashtu se  ka përqafuar Islamin në bazë të hulumtimit të sajë.

Ajo në vitin 2004 dhe 2005 ka qëndruar në Palestinë, i cili  kishte patur  ndikim të madh në vendimin e saj.  Anna thotë se mënyra e jetës muslimane, te ajo ka lënë një përshtypje të fortë dhe  se është "dashuruar" në në Islamin.

"Kur kam biseduar me njerëzit në Palestinë, me të vërtetë  jam  befasuar me qëndrimin  dhe pikëpamjen e tyre ndaj e botës dhe të njerëzve të tjerë. Natyriassht , se nuk  jam bërë muslimane mbrenda një dite . Më ka marrë mjaft  kohë. Unë e shoh atë si një udhëtim, një udhëtim që është duke vazhduar ende. E dua pikpamjen ndaj  jetës, njeriut të cilën ma ofron islami.    Prindërit e mi u shqetësuan , kur dëgjuan vendimin tim , më së shumti për shkak të paragjykimeve në botë për Islamin dhe Muslimanët. Atyre  nuk iu pëlqen vendosa mbulesën Por në fund ata e kuptuan se Islami ka kontribuar pozitivisht në jetën time, dhe pak nga pak ata i zbutën mendimet negative",tha Waara.

Ajo theksoi se si u takua me njerëz të cilët nuk  donin  as të flasin për vendimin e sajë për të ndryshuar fenë, por thotë se ai nuk ka kurfar keqardhje dhe se kështu është e lumtur.

 Anna Waara (27 vjeqe ), nënë e një fëmije, përndryshe  është e martuar me një musliman pakistanez.  Ajo punon si projektmenaxhere  në qytetin Lulea.

http://xlpress.tv/?page=1,5,1893

Kthehu mbrapa

Shto koment