Në Siberi, -48 gradë Celsius

14.12.2012 (komentet: 0)

Në disa zona të Siberisë janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Rajoni Krasnojarsk ka shënuar minus 48 gradë Celsius, ndërsa në Omskaja, Tomskaja, Kamerovo dhe në Siberinë e Re termometri ka shënuar -36 gradë Celsius.

description

Shumica e shkollave në këto zona janë mbyllur, ndërsa komunikacioni ajror dhe rrugor është vështirësuar për shkak të mjegullës. Meteorologët parashikojnë acar të fortë në Siberi deri në fund të javës. Rritje e temperaturave pritet vetëm pas 18 dhjetorit

Kthehu mbrapa

Shto koment