Në Sanxhak fillon kthimi i mbiemrave burimor

14.08.2014 (komentet: 0)

 

Projekti afatgjatë nacional me rëndësi të madhe për Sanxhakun, ka filluar të realizohet. Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak , Esad Xhuxheviq, para tre muajve ka deklarua se gjatë 100 viteve të fundit mbiemrave të boshnjakëve u janë shtuar me me dhunë prapashtesat "vić" dhe "ić". Me këtë rast ai ka bërë me dije se boshnjakët do ti largojnë prapashtesat "vić" i "ić" nga mbiemrat e tyre pasi që u janë imponuar.

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak e ka kthyer mbiemrin e tij burimor, dhe tani, ai edhe zyrtarisht quhet Esad Xhuxho.

Departamenti i Administratës së Përgjithshme Komunale në Tutin, sipas kërkesës së  Esad Dzudzeviqit, ka lëshuar vendim për miratimin e ndryshimit të mbiemrit nga Xhuxheviq në Xhuxho (Džudžević – Džudžo) - shkruan portali sandzacke.rs.

 

Xhuxheviq, tanimë Xhuxho, për revistën Revija Sandzak pati deklaruar se mbiemrave boshnjakë me dhunë u janë shtuar shtesat gjatë njëqind viteve të fundit duke filluar nga viti 1912, gjegjësisht nga koha kur Sanxhaku është okupuar nga Serbia.

 

Me këtë rast ai vuri në dukje se ky është një projekt afatgjatë nacional dhe me rëndësi të madhe për Sanxhakun. Ai, këtë deklaratë e ka dhënë me rastin e kremtimit të 11 majit, Ditës së  Flamurit Kombëtar Boshnjak, në tribunën e mbajtur me titullin “ Sistemi i vlerave tek Boshnjakët – përvojat e mëparshme në arsimin në gjuhën boshnjake në Sanxhak”.

 

Përndryshe, boshnjakët në Serbi kanë dy Këshilla Kombëtare - një të kryesuar nga Xhuxho (ish Xhuxheviq), i cili është një partiak dhe i cili ekziston që dy dekada, dhe  tjetri të cilin e udhëheqë Samir Tandir, që është nën ndikimin e Myftiut të Sanxhakut, Muamer Zukorliqit. Fitohet përshtypja se ky fakt po sjell iniciativa interesante dhe rezultatet nuk mungojnë. Kështu para disa viteve  ndodhi kur republika e Serbisë hapi Universitetin Shtetëror, vetëm pasi kreu i Bashkësisë Islame, myftiu Zukorliq, kishte hapur Universitetin Internacional. Hapja e këtyre Universiteteve bëri që Pazari i Ri (Novi Pazari) u shndërrua në një qytet të mirëfilltë universitar. Pritet që zgjedhjet e reja për Këshillin Nacional në Sanxhak të sjellin bashkimin e këtyre grupeve kurse populli i Sanxhakut të filloj me realizimin të drejtat e tyre që i synojnë.

/Ismet Azizi//kokaj.net/

shih edhe:Boshnjakët do heqin prapa shtesat “vić” i “ić” nga mbiemrat e tyre

Kthehu mbrapa

Shto koment