Në Rrafshnaltën e Peshterit temperatura zbriti në - 32,5 ° C

02.01.2015 (komentet: 0)

 

 3385345_sneg-t

Temperatura në fshatin Karajukiq Bunare, në  Rrafshnaltën e Peshterit mbrëmë në ora 20 temperatura në termometër është lëshuar në minus 25 ° C , shkruajnë mediat e atjeshme.

 

Ndërsa sot meteorologët lajmërojnë se në ora 7 e mëngjesit temperatura ka rënë në  -32,5 ° C  (aq sa mund të arrijnë temperatuart ekstreme minimale në Kosovë).

Vendbanimi në fjalë është vendbanimi më i ftohët në Rrafshnaltën e Peshterit dhe gjithashtu më i ftohti në Gadishullin Ballkanik. Në vitin 2006 temperatura në këtë vendbanim ka rënë në -39°  C.

Të përkujtojmë  temperatura extreme minimale në botë është shënuar në Omjakon të Rusisë.

Veçori më specifike e këtij vendbanimi është  klima e ashpër kontinentale.  Omjakon cilësohet me dimra ekstrem të ftohët dhe me  verëra mesatarisht të nxehta. Eraërat nuk fryjnë, ndërsa rrezatimi diellor është intenziv. Ojmjakon konsiderohet vendbanimi (  përhershëm i banuar) më i  ftohtë në botë, dhe quhet  "Poli i ftohtë " i hemisferës veriore. Temperatura më e ulët e  deri më tani  e matur  ndonjëherë ka rritë  -68 ° C,   dhe është shënuar  në stacionin meteorologjik Tomtor në vitin  1933. Temperatura  -71,2 ° C  është regjistruar në përmendoren  e qytetit  Ojmjakon. Gjatë verës  temperaturat  mund të arrijë 25 deri në 30 ° C, e që amplituda vjetor në këtë pikë është më e madhe se 100 ° C .

Omjakon është “shtëpi” (vendbanim ) e pesëqind njerëzve  të cilët  për gjithqka që kan nevojë furnizohen  nga një dyqan i vetëm , ndërsa në përgjithësi të gjithë banorët merren me   gjueti dhe peshkim në akull .

 

Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Shqiperi është -27,5 gradë celcius, në fshatin e Voskopojës, pranë Korçës, gjatë dimrit të vitit 1967.

Vlerat ekstrme pozitive të temperaturave në Kosovë lëvizin në mes +37 dhe 39 ºC, ndërsa vlerat ekstreme negative në mes –22,5 °C dhe –32,5 ºC.

 /Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment