NË KOSOVË SIVJET KANË LINDUR 890 FOSHNJE SERBE. NË LUGINËN E PRESHEVËS 2200 FOSHNJE SHQIPTARE. VETËM NE BEOGRAD 480

27.12.2015 (komentet: 0)

Preshevë, 27dhjetor Maternitetet serbe në Kosovë në vitin 2015, kane sjellur ne jete 890 foshnje, të cilat vetëm nga maternitetii Mitrovicë 620 bebe, raporton Tanjug, transmeston agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. 

 

Gjinekologjisë Dr. Zoran Jakshiq nga spitali në Mitrovicë, tha se numri i foshnjeve në këtë institucion është i kënaqshëm, i cili eshte më pak se në vitet e mëparshme, për shkak të funksionimit te maternitetit në Graçanicë i cili u hap kohët e fundit edhe në Pasjan.

Por në Serbi, sipas “Presheva jonë”, kemi nje situate krejt ndryshe te lindjeve te femijeve shqiptare, rast ky ndoshta i vetem ku “reciprociteti” tejkalon serbët e Kosovës. ku sivjet kane lindur 2200 foshnje shqiptare ne qytet e Serbisë.

Themi keshtu sepse, ne Luginën e Preshevës, siq ka mesuar agjencia e lajmeve “Presheva jonë”, sivjet kane lindur 1750 foshnje shqiptare, cka vetëm ne Beograd kane lindur 480 sosh. Do shtuar se perkunder hapes së materniterit ne Preshevë te dhenat tona flasin se pjesa dermuese e ketyre foshnjeve shqiptare kane lindur ne spitale perreth jo vetem ne Vranje, Nish apo Beograd, por edhe ne Gjilan, Prishtine, Kumanove, Shkup apo Tiranë.

Sipas mediave te Beogadit “ne Serbi nataliteti më i madh eshte ai në Luginën e Preshevës, perkunder eksodit. Komuna Presheva ka popullsinë më të re në Serbi, dhe mosha mesatare e banorëve është 29 vjeç. Hulumtimet e natalitetit thonë se shtimi i popullsisë në Luginën e Preshevës është më i madhi në Serbi.”

 

Sipas zyes se statistikave ne Beograd, në Serbi sot ka 150 komuna me 23 qytete me Beogradin kryeqytet. Sipas burimeve serbe është mjaft interesante te shtohet edhe kjo se nga gjitha komunat ne Serbi 12 komuna nuk ka pasur shtim të popullsisë sepse aty nuk ka shqiptarë, çka nënkupton se komunat ne Serbi shtohen vetëm aty ku ka shqiptarë..” ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva jonë” e me pas edhe ato serbe. (“Srbija sa 150 opština, samo u 18 nema Albanaca “)

Kthehu mbrapa

Shto koment