Në fusnotë, opinioni i GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë?

24.02.2012 (komentet: 0)

Ekipet negociuese të Prishtinës dhe Beogradit kanë arritur marrëveshje rreth formulës së përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe për menaxhimin e integruar të kufijve, si edhe për definimin i fusnotës që ishte pika më e diskutueshme.

Raundi më i ri i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit filloi të mërkurën, ndërsa vazhdoi të enjten, dhe sot (e premte) pas tre ditë bisedimesh, thuhet palët kanë arritur marrëveshje.

Mediat serbe raportojnë se në fusnotë do të qëndrojë Rezoluta 1244 dhe vendimi i GJND-së, ndërsa, sipas tyre, nuk është pranuar kërkesa e delegacionit të Prishtinës që në fusnotë të qëndrojë edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, burime të Gazetës Express kanë zbuluar përmbajtjen e fusnotës, për të cilën palët janë pajtuar në Bruksel, sipas të cilëve është ky formulim: "Pa paragjykim për pozicionin e palëve për statusin, në përputhje me 1244 dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”. 

Kthehu mbrapa

Shto koment