Në Evropën e bashkuar as kufi as doganë me Kosovën

28.01.2013 (komentet: 0)

Lideri i Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe Vuk Drashkoviq me siguri është politikani i vetëm serb nga i cili sot mund të dëgjohen historitë për bashkëjetesën dhe unifikuesit ballkanikë, kundrejt tregimeve për urrejtjen reciproke të cilat sforcohen në të gjitha ish-republikat jogosllave në njëzet vitet e fundit.

Në një intervistë për gazetën “Blic”, Drashkoviq thotë se “ish-repblikat e RSFJ do të bashkëpunojnë më për së afërmi brenda shteteve të bashkuara evropiane”. Në vërejtjen se rrezikon të shpallet utopist sepse flet për fshirjen e kufijve në momentin kur Serbia bisedon për vendosjen e tyre me Kosovën, Drashkoviq konstaton “çfarë kufiri a dogane me Kosovën”.

“Hyn Serbia në BE, kurse ndonjë vit më vonë hyn edhe Kosova. Ajo që është ngritur si mur dhe një palë e quajnë kufii, e të tjerët vendkalim, thjesht do të hiqet. Kjo nuk do të jetë”, tha Drashkoviq.

Ai thekson se një popull e ka paguar shtrenjtë projektin e marrë për Serbinë e madhe. “Kemi pasur Serbinë e madhe, kroatët kanë pasur Kroacinë e madhe, Boshnjakët Bosnjën e madhe, maqedonasit Maqedoninë më të madhe të mundshme, sllovenët Slloveninë më të madhe të mundshme, por në Jugosllavi. Ajo nuk ekziston, por do të jenë shtetet e bashkuara evropiane dhe në to do të ndodhë bashkimi i popujve por edhe bashkimi kombëtar në tërë hapësirën e Evropës. Por për fat të keq këto nuk janë tema të parlamentit tonë, me to nuk merret elita jonë intelektuale, por ajo BE-në e imagjon si një teze e cila rri ulur pranë Babadimrit dhe ndan dhurata. Dhurata po, rregulla dhe sistem të vlerave jo. Por kështu nuk bën”, tha Drashkoviq. 

Kthehu mbrapa

Shto koment