Në eurozonë numri i të papunëve ka arritur në 18.200.000
01.10.2012 (komentet: 0)
Shkalla e papunësisë në eurozonë përsëri ka arritur nivele rekord. Numri i të papunëve u rrit në 18.200.000, sipas të dhënave nga agjencia statistikore e Bashkimit Evropian, njoftoi BBC. Në gusht, numri i të papunëve u rrit për 34.000.
Norma më e lartë e papunësisë është shënuar në Spanjë, ku një e katërta e fuqisë punëtore është e papunë. Shkalla më e ulët është regjistruar në Austri, duke arritur vetëm në 4.5 për qind. Edhe Gjermania është e vrenditur në krye të tabelës me numrin e të punënëve - Shkalla e papunësisë në këtë vend arrinë në 5.5 për qind.
Të dhënat e të papunëve të cilat brengosëse janë ato të cilat tregojnë numrin e atyre të papunëve nën moshën 25 vjet. Në eurozonë janë 22.8 për qind e të rinjëve nën këtë moshë, ndërsa Spanja përsëri është rekorder apsolut me 52,9 për qind të papunëve nën moshën 25 vjeçare.
/Kokajnet/
Shto koment