NË BEOGRAD HAPET EKSPOZITA “BOGUJEVCËT – HISTORI VIZUALE, HOMAZH PËR TË GJITHA FAMILJET DHE VIKTIMAT E LUFTËS”

18.12.2013 (komentet: 0)

Shumë pjesëtarë të policisë serbe, brigada dhe njësiti për operacione speciale ishin pozicionuar para Qendrës Kulturore në Beograd, për shkak se nacionalistët serbë kishin paralajmëruar ndërhyrje në ekspozitën “Bogujevcët – histori vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, projekt artistik i Fatosit, Jehonës dhe Saranda Bogujevcit, të cilët si fëmijë e mbijetuan masakrën e policisë serbe në Podujevë

artikuj

 

 

Hapja e ekspozitës është bërë ashtu siç ishte paralajmëruar në orën 18,00.

Në hapjen e ekspozitës ishte i pranishëm kryeministri serb, Ivica Dacic, lideri i Partisë Liberale Demokratike, Cedomir Jovanovic dhe Biljana Srbljanovic - dramaturge.

"Kjo ekspozitë do të duhej të hapej në të gjitha qytetet e ish Jugosllavisë, sepse bartë porosi. Iu shpreh ngushëllime këtyre të rinjve dhe dua t’iu them se të gjithë kriminelët duhet të përgjigjen për veprat e kryera dhe të gjykohen, kurse disa prej tyre tashmë janë dënuar”, ka thënë kryeministri serb Ivica Dacic, në hapje të ekspozitës.

Para se të hapej ekspozita, para orës 18,00, para Qendrës Kulturore ishinmbledhur më shumë se 100 persona, kryesisht simpatizantë të lëvizjeve nacionaliste.

Sipas gazetës Blic, personat e grumbulluar brohorisnin parulla: “Rroftë Vucici”, “Rroftë Shqipëria e Madhe” duke thënë se “njerëzit e Dacicit mund të hyjnë në ekspozitë, kurse ata jo”.

Pas brohoritjeve të këtyre parullave, protestuesit duke ngritur tre gishtat lart, kanë filluar ta këndojnë himnin “Boze pravde”, derisa policia bënte përpjekje t’i largojë nga hyrja në Qendrën Kulturore.

Të grumbulluarit kanë thënë se prapa tyre nuk qëndron asnjë lëvizje nacionaliste dhe se janë qytetarë të thjeshtë, të cilët nuk do të lejojnë përbuzjen e serbëve, por në mesin e tyre mund të shiheshin simpatizantë të Lëvizjes nacionakiste “1389”.

Disa persona mbanin në duar fotografi të viktimave serbe dhe filluan t’i shpërndajnë ato duke i lënë përpara policisë, por edhe letra të bardha, në të cilat shkruante se "këta janë serbë të vrarë mizorisht, vrasësit e të cilëve shetisin lirshëm në tokën serbe”

Sipas Blicit, në ekspozitë mund të hyjnë vetëm ata që janë në listë, kështu që policia dhe sigurimi po i legjitimon të gjithë atë që dëshirojnë të hyjnë.

Në anën tjetër, lëvizja nacionaliste “SNP Nasi” ka fituar për përmes sajtit “të gjithë të marrin pjesë në ekspozitën e artistëve shqiptarë”, duke iu referuar me emrin“shiptari", kurse komentet përmbajnë tone kërcënuese.

mesazhi

Kthehu mbrapa

Shto koment