Ndihmohen të rrezikuarit nga vërshimet

04.02.2015 (komentet: 0)

Q.P.R ,Gorica : "Të gjendemi pranë familjeve të përmbytura, rrezikë epidemie!"

Marjon Gorica
Në mbledhjen e rradhës me të rinjtë e Qendres së Politikave Rinore me seli në Tiranë, për shkak të ngjarjeve të ndodhura ditët e fundit në jug të vendit , kordinatori i përgjithshëm i kesaj organizate rinore së bashku me të gjithë aktivistët kanë filluar që nga dita e sotme të mbledhin ndihma dhe ti dërgojnë ato drejtë zonave ku po qëndrojnë aktualishtë personat e prekur nga kjo përmbytje.


"Është koha që të  gjithë së bashku  mbledhim e të  bëjmë çështë e mundur për familjet që ndodhen sot në një situatë të tillë katastrofike. Ushqime,rroba dhe veshmbathje .Me qindra fëmijë janë duke rrezikuar shëndetin. Shumë banorë janë në kushte shumë të vështira psikologjike pasi kanë humbur dhe investimet e tyre. Ti qëndrojmë pranë , janë të afërmit tanë,miq ,shok ,janë populli ynë! Solidarizohemi me ta. Gjithashtu urojmë të mos ketë epidemi nga kafshët e ngordhura dhe situata të vihet në kontroll sa më parë",-u shpreh kordinator i i përgjithshëm i Qendres së Politikave Rinore ,Marjon Gorica./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment