Ndërpriten gërmimet në Novi Pazar: S’u lejua puna aty ku dyshohej për varrezë masive

08.08.2015 (komentet: 0)

 

 
Ndërpriten gërmimet në Novi Pazar: S’u lejua puna aty ku dyshohej për varrezë masive

Komisioni Qeveritar për të pagjetur njofton se gërmimet për një varrezë të dyshuar në Kozarevë janë ndërprerën nga ana e palës serbe.

 

Në bazë të një komunikate që ka lëshuar Komision në bazë të njoftimit dhe ftesës së dërguar nga pala serbe, ishte planifikuar që gërmimet vlerësuese të vazhdojnë edhe me datë 8 gusht, mirëpo gërmimet ishin ndërprerë në po të njëjtën datë që kishin filluar, pra me 7 gusht përkundër faktit se nuk ishte gërmuar edhe në një hapësirë të shënjuar , që përfshinte diku 20 metra në drejtimin lindor nga kanali i parë, me rreth 10 metra gjerësi, gjithnjë bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve të këtij rasti dhe në të dhënat e ofruara dhe të prezantuara edhe në lokacion dhe në takimet e vizitat paraprake rreth ‘rastit të Kozarevës’ nga Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur për institucionet kompetente të Serbisë.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, shpreh shqetësimin me rastin e ndërprerjes së gërmimeve në Kozarevë, bazuar edhe në faktin se veprimet e tilla, fatkeqësisht, tashmë kanë filluar të bëhen pjesë e praktikave dhe përvojave jo të mira, me rastin e gërmimeve në lokacionet e shënjuara në territorin e Serbisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment