Ndalohet Blendi Fevziu dhe Andi Bushati nga policia serbe në aeroport. Një nga tifozët mbante një shall kuqezi

14.10.2014 (komentet: 0)

Screen Shot 2014-10-14 at 5.25.46 PM

 

 

 

 

 

45 shtetas shqiptarë janë bllokuar në aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” nga policia serbe.

Lajmi bëhet i diturnga gazetari i njohur Andi Bushati.

Bëhet fjalë për një grup gazetarësh dhe biznesmenësh mes tyre dhe Blendi Fevziu me një flamur kuqezi  janë ndaluar të kryejnë proceduarat e kontrollit të pasaportave, pasi njëri prej tyre mbante një shall të kombëtares shqiptare.

Mësohet se nga ky rast, policia ka bllokuar kalimin e tyre deri në një urdhër të dytë. Madje atyre iu janë marrë edhe pasaportat pa ju dhënë asnjë shpjegim për bllokimin.

Mes tyre raportohet se kanë qënë edhe gazetarët e famshëm Blendi Fevziu dhe Andi Bushati.

Në lidhje me ngjarjen është informuar edhe ambasadori ynë në Serbi, Ilir Boçka, i cili po negocion me policinë serbe. /opozita.com/

Kthehu mbrapa

Shto koment