Natasa Kandiq: Kosova duhet të shkoj

01.11.2012 (komentet: 0)

Beograd - Kur është fjala  për Serbinë, për  bashkësinë  ndërkombëtare  më e rëndësishmja është çështja e Kosovës, ndërsa të gjitha gjërat tjera ia  lënë ti zgjidhë vet Serbia, konstatojnë  Natasa Kandiq dhe Sonja  Biserko.

 

Se gjendja në Serbi sot është më e keqe se kurrë më parë , sikurse të  jemi kthyer në vitet  e nëntëdhjeta, siq thot profesoresha  Latinka Peroviq,  e cila  ditë më parë  tha se serbët  po  zhduken, ose qeveria aktuale me SNS dhe SPS në krye , e cila  thotë se sot është më mirë  se kurrë më parë - Kandiq dhe Biserko thonë se çdo tezë ka diqka të vërtetë.

Në të vërtetë  drejtoresha  e Fondit për të    Drejtës Humanitare  Natasha Kandiq  tha, duke folur në emisionin  e  B92 " Dua të di", se tani në Serbi  jetohet më keq  , dhe ekziston e  vërteta  se Serbia po zhduket, por duhet të pranojmë se disa gjëra megjithate  po lëvizin në të mirë.

Nga ana tjetër, thotë Natasha  Kandiq, nuk mund të thuhet se Serbia po zhduket, sepse ajo ka fillu të zgjidh disa  problem, në të vërtetë  megjithate diqka po ndodhë  .  Si shembull  përmendi çështjen e Kosovës, e cila është bërë tashmë çështje më e rëndësishme dhe çështja e vetme për të cilën është e interesuar  bashkësia ndërkombëtare.

"Atyre iu intereson  vetëm Kosova, çdo gjë tjetër na  është lënë neve  dhe varet nga ne.  BE-së  dhe SHBA –ve  nuk iu intereson kush  është në pushtet, sepse kanë homologët të cilët do ta  zgjidhin  çështjen e Kosovës.  Kjo qeveri , deshëm apo sdeshëm ta pranojmë , në krahasim me at të më parshmen  ka bërë përparim të madh në lidhje me Kosovën ", ka thënë ajo.

Vizita e  fundit e Hillary Clinton dhe Catherine Ashton Beogradit,  tregon se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë ndonjë ndryshim të kufijve në Ballkan, ku, natyrisht, duke iu referuar Serbisë dhe Bosnjës  dhe Hercegovinës, e cila, siç vlerësoi Biserko, ndodhet në një lloj kolapsi për shkak të proceseve të brendshme në to, ndërsa  për Serbinë është rasti me Kosovën.

Gjithashtu, kjo vizitë ka treguar se BE-ja dhe SHBA-të kanë pozicion të përbashkët mbi këtë çështje, e cila është e rëndësishme, sepse në Serbi  është menduar  dhe kanë llogaritur se kan qëndrime të ndryshme  , shtoi ajo.

Biserko konstaton  se ka një mendim në komunitetin ndërkombëtar se një rrymë ekstreme në Kosovë do të futet  në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe se më  në fund do të kontribuojë më shumë për zgjidhjen e kësaj  çështje.

Kosova duhet të shkoj  dhe dhe këtë duhet ta pranojmë , shtoi Biserko, duke shtuar se në qoftë se Serbia në çështjen nuk iështë  kooperuese, nuk do të jetë në buxhetin , të cilin BE-ja së shpejti do ta përfundojë për periudhën e ardhshme  shtatëvjeqare.

/Ismet Azizi/kokajnet/

Kthehu mbrapa

Shto koment