N. Pazar: MUP-i në aksion

25.10.2012 (komentet: 0)

Pazari i Ri ( N. Pazar)- MUP-i serb dhe prokuroria kan filluar identifikimin e tifozëve të cilët morën pjesë në përpilimin, futjen dhe bartjen e transparentit , i cili trazoi opinionin serb.

 

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe drejtoria  policore  në Novi Pazar, në marrëveshje me prokurorinë, kanë  marrë masat e nevojshme për identifikimin e personave të përfshirë në përpilimin, futjen  dhe bartjen  e transparentit  "Është zgjidhë enigma  , zemra  , veshka, mushkëritë, rroftë  shtëpia  e verdhë" në ndeshjen futbollistike të zhvilluar në  Novi Pazar ndërmjet ekipit me të njejtin emër dhe KF Rad nga Beogradi.

Siq i është thënë  Tanjugut  nga  Ministria e Brendshme, për momentin, prokuroria nuk ka dhën ndonji kulifikim për ngjarjen ,  por  këtë  do ta bëjë  më vonë , pasi që do të pergaditet raporti.

Mesazhi  i  transparentit është  kinse  tallje ndaj  viktimave  serbe të trafikimit të organeve në Kosovë të cilin transparent e kan shfaqur në stadiumin e KF  Novi Pazar tifozët   "ekstremi"  duke iu  përgjigjur  një veprimit  të ngjashëm në Banjica të Beogradit në muajin mars, kur simpatizuesit e KF Rad  fyen viktimat e Srebrenicës, kur shfaqen transparentin : Thika,  teli , Srebrenica (Nož, žica, Srebrenica).

11. mart, Banjica

Sipas dëshmitarëve në stadium  ftransparetin në fjalë  e ngritën sipatizuesit gjatë lojës vetëm në 20, më së shumti  30 sekonda, ndërsa përpjekjet e policisë për ta gjetur gjat daljes nga stadium  ishin të  kota dhe të pasukseshme . Policia, megjithatë, ka një videoinqizim të transparentit dhe shumicën  e tifozëve të cilët kanë mbajtur atë.

Nuk është hera e parë që simpatizuesit e KF N. Pazar , të cilët janë rreshtuar në dy grupe: “Torcida” dhe “Ekstremi”, që provokimeve serbe iu kan përgjigjur në forma të ngjashme.  Vitin e kaluar krahas flamurit Turk në stadium nuk ka munguar as flamuri Shqiptar, me qëllim me ua bërë me dije serbëve se nuk janë të vetëm por gjithnji do ta kenë përkrahjen e shteit Shqiptarë dhe at të shtetit Turk.  Jo rallë i këndohet Kosovës në stadium dhe brohoritjet e ndryshme siq ishte rasti në lojen me Radniqkin e Nishit (ku ishte present  edhe autori i këtyre vargjeve), kur i brohoritej Hashim Thaçit.

Sa për most a harruar se para nji viti në këtë stadium është ngritur edhe një transparent në të cilin shkruhej “Sadion Acif Efendija”, më të cilin simatizuesit shtruan kërkesën e tyre për emërtimin e stadiumit me emrin e  Aqif Blyta- prijësit të tyre politik dhe ushtarak të para Luftës së Dytë Botrore dhe komandatit për  mbrojtjen e qytetit të tyre nga forcat çetnike gjat Luftës së Dytë Botrore.

/kokajnet/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment