Myftiu Zukorliq: nuk jam i gatshëm ta lë Sanxhakun

22.09.2012 (komentet: 0)

Në Sarajevë nesër zgjedhet udhëheqësi i ri suprem i bashkësisë islame, por në mesin e kandidatëve nuk është Muamer Zukorliq, myftiu kryesor i Bashkësisë Islame në Serbi.

 

Për  Zukorliq është menduar se është  një nga pretendentet kryesore në këto zgjedhje.

Në një intervistë të dhenë  për B92 dha përgjegjje   pse nuk është kandidat, por edhe për rezultatin  e ulët  me  vetëm një për qind në zgjedhjet presidenciale në Serbi dhe se a  ka  ndikuar në ambicjet e tija për t’u zgjedhur  Reis-Ulema.

Në pytjen se pse është tani shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe se është paraqitur me vendbanim  në Srebrenicë ai u përgjigj.

- Unë jam qytetar i Serbisë dhe i Bosnjës dhe Hercegovinës. Në përputhje me ligjet e të dy vendeve, kam shtetësi të dyfishtë. Kam paraqitur vendbanimin  në  Srebrenicë, si shprehje e veprimit tim moral. Pra aty ka ndodhë  gjenocid , pra në Evropë  dhe Ballkan kah fundi i shekullit  20 dhe  kam një ndjenjë se ata që janë përgjegjës direkt për gjenocidin dhe ata që janë indirekt  përgjegjës për atë që ndodhi atje po përpjiqen për ta shtyrë atë disi në harresë dhe të shkohet tutje  sikur asgjë nuk ka  ndodhur . Kjo është shumë e rrezikshme. Krimet e tilla, kur përpjeken  për t’i  future  në harresë  është rrezik për t’u përsëritur.  Dhe kjo është arsyeja pse vizita ime në Srebrenicë ishte për të ngritur zërin në favor të Srebrenicës, e cila është një simbol i vuajtjeve të boshnjakëve, por edhe një simbol i rënies së civilizimit të botës moderne.

Megjithatë, nuk janë pak ata të cilët ju lidhin me ambiciet tuaja  për t'u bërë Reis Ulema në Bosnjë. Nuk është sekret se ju keni mbështetjen e Reis-Ulema Mustafa  Ceriq, konstaton agjensia B92.

-Kjo qështje tashmë  është vjetëruar, duke pasur parasysh se koha për të kandiduar për postin e liderit suprem fetar në Sarajevë ka  përfunduar. Votimi është  të dielën, unë nuk jam kandidat edhe pse ka pasur shumë sugjerime nga miqtë e mi dhe faktorëve të rëndësishëm në IZ se  duhet të bëjë diçka. Qëndrimi im ishte se Bosnja nuk është gati për mua, dhe unë nuk jam i gatshëm ta lë Sanxhakun tha myftiu Zukorliq,.

Shumë ju shohin si një njeri shumë ambicioz, por a janë  ambiciet tuaja tani më të vogla  pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, kur ju keni fituar pak më shumë se një për qind të votave?

- Aspiratat e mia për të  luftuar  për liri dhe drejtësi, kryesisht për njerëzit e mi, dhe të gjithë njerëzit tjerë janë të pafundme dhe nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur përgjatë rrugës, ambiciet e mia janë vetëm në rritje. Sa I përket rezultateve , keni  harruar se në ato zgjedhje i vetmi  Bošnjak me legjitimitet të tillë të drejtpërdrejtë politik dhe ky objektivi  i im kryesor është arritur. Pra, asnji  politikan në Sanxhak nuk ka marrë kaq shumë vota aq sa  kam marrë unë, edhe pse nuk  jam  bërë, për fat të keq të  Serbisë  presidenti i këtij vendi, unë megjithate jam  pjesëmarrës kyç dhe i domosdoshëm  në të gjitha çështjet e rëndësishme kombëtare të boshnjakëve në pesë  vitet e ardhshme, perfundon Muamer Zukorliq.

 

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment