Mustafa Ceriq u zgjodh Kryetar i Kongresit Botërorë Boshnjak

29.12.2012 (komentet: 0)

Kryetari i Kongresit Botëror Boshnjak (KBB) u zgjodh Mustafa Ceriq.

Kongresi do të veprojë në arritjen e lirisë së plotë të boshnjakëve në atdhe dhe në diasporë, në ruajtjen dhe afirmimin e sovranitetit dhe unitetin e B dhe H.

 

 

 

Gjatë seancës u emruan  tre  zëvendësa të KBB, dhe ata janë  Haris Hromiq, Mirza  Shabiq dhe Mevlida Serdareviq.

Kryetari i Këshillit Ekzekutiv u zgjodh Mirsad Çausheviq, ndërsa u emruan  edhe  30-anëtarë të  Senatit të KBB , në të cilin u përfshinë  edhe Muamer ef  Zukorliq, Muhamed Filipoviq, Ejup Ganiq, Xhevat Jahiq, etj.

Në sallën e Qendrës Rinore të  qendrës kulturore- sportive Skenderia në Sarajevë të shtunën filloi  Kuvendi i Parë zgjedhor dhe seanca e  parë e Kongresit  Botërorë Boshnjak (KBB), raporton gazetari i agjensisë Anadollia, transemetojnë mediat boshnjake.

Flamuri kombëtar i boshnjakëve të  botës  është  zgjedhur flamuri i bardhë me zambak.

KBB do të synojë të mbështesë krijimin dhe zhvillimin e institucioneve kombëtare të boshnjakëve, siq janë Akademia e Shkencave , Fondacioni Kombtarë Boshnjak,  si dhe të organizatave të tjera.

Kongresi do të punojë për arritjen e lirisë së  plotë të boshnjakëve në atdhe dhe në diasporë, në ruajtjen dhe afirmimin e sovranitetit  dhe unitetin e  B dhe H, si dhe kontributin  për ruajtjen e  paqes dhe stabilitetit  rajonal dhe ndërkombtarë.

Në  kongres morën pjesë   akademikë të shumtë, politikanë, të ftuar nga trupat  diplomatike, si dhe përsonalitete  të shquara.

 “Duhet ndërmarrë masa të jashtëzakonshme në mënyrë që të lidhim të gjith  boshnjakët, e cila lidhje   do të jetë një nga detyrat e Kongresit.  Në  anën tjetër gjendja e jashtëzakonshme  midis boshnjakëve, fatkeqësisht e reflektuar edhe në situatën  në të cilën gjendet  Bosnja dhe Hercegovina. Shteti  i papërfunduar, i  shantazhuar si nga brenda popashtu edhe nga  jashtë ", tha Muamer Zukorliq, myftiu i Bashkësisë Islame (BI) në Serbi në një intervistë të shkurtër për  Al Jazeera.

"Mund të  kemi bashkëpunim me partitë politike, por partitë politike nuk mund të kenë kurfar  ndikimi në Kongres  as nuk do të munden ta shfrytëzojnë  Kongresin për interest e veta," shtoi ai.

Zukorliq shpjegon se "Kongresi  Botëror Boshnjak është organizatë jashtëpartiake, por nuk do të jemi krejtësisht apolitik, sepse nuk do të kishte kurfar  kuptimi. Të jesh apolitik do të thot të jesh  jo i gjallë. Kështu që , KBB  do të merr qëndrime të qarta dhe  të rëndësishme edhe për  çështjet politike, por ato që janë ekskluzivisht të një rëndësie kombëtare. "

Pas hapjes zyrtare të Kongresit, kryetari i Këshillit për themelimin e  KBB  Myftiu Muamer  ef  Zukorliq në fjalën e tij të hapjes tha se pjesëmarrësit  e Kongresit janë tani në një pozicion për të vendosur bazat për veprim në mënyrë që të mbrojnë interesat kombëtare të boshnjakëve, transmeton  agjencia e lajmeve Anatollia.

"Të gjithë ju sot mund të ndihmoni  në ruajtjen e  interesave  kombëtare boshnjake, si dhe ruajtjen e unitetit dhe sovranitetit të Bosnjë dhe Hercegovinës, shtetin amë të të gjithë boshnjakëve. Pas të gjitha përgatitjeve  tani  jemi në gjendje të punojmë  në një atmosferë festive dhe të marrin pjesë në këtë, në aktin historik për ne  boshnjakët. Dëshiroj që ju të ndiheni rehat, të  marrni  pjesë dhe të jeni krenarë për mundësinë që na është dhënë  që të jemi  sot këtu, "tha Zukorliq.

Akademik Muhamed Filipoviq paraqiti  para të pranishmëve  elaborimin e tij në temën "Kongresi Botëror Boshnjak - pse dhe si". Muhamed  Filipoviq  tha se ajo që do të thotë është një  lloj i testamentit të  tij, dhe se për këtë do të jetë krejtësisht i hapur.

Historia e skllavërisë dhe segregacionit

"Gjithë jetën time kam luftuar për njohjen e emrit tonë kombëtar dhe respektimin e identitetit tonë si Boshnjak. Në këtë luftë, kam përjetuar moment të  gëzimit dhe ndjenje shqetësimi, përshkak se  nuk kemi arritur  të përcaktojmë identitetin tonë, edhe më shumë për shkak të manipulimit me këtë  identitet  dhe me emrin, të cilat  ende vazhdojnë", tha Filipoviq.

Duke kujtuar historinë e dhunës, e cila filloi në shekullin  e XVI, Filipoviq tha se kjo ishte një histori e dhunës së madhe , shfarosja e popullit, shkatërrimi I  pronës, historia e skllavërisë dhe segregacionit, shfrytëzimi kolonial  i vendeve dhe kontinenteve, historia e krimit pa ndëshkim.

"Rezultati i këtij trendi  të historisë është shfaqja  e ideologjisë terroriste" mandej shtoi se "nuk ka harmoni në muzikë e cila do të përbëhet nga një ton i  vetëm", ​​duke spjeguar  se njerëzit e besimeve dhe kombeve të ndryshme duhet të jetojnë në unitet.

Filipoviç tha se KBB  duhet të shërbejë si një mjet për t’iu shmangur vendosjen  për një  komb  pa atë komb.

"Jam i bindur se, në qoftë se krijojmë një platformë të mirë, jemi  në rrugë të mirë që të kemi sukses aq sa do të përpoqemi. Kjo do të thotë se çdo gjë varet nga ne, se nuk  do të përsërisim  historinë e trishtuar të dështimit dhe zhgënjim që na  shoqëron një kohë të gjatë, "tha Filipoviç dhe i uroi pjesëmarrësve  sukses në punë.

Pasi Akademiku Filipoviq përfundoi fjalimin e tij, u lexua  publikisht  deklarata e KBB.

Pjesëmarrësëve iu drejtuan edhe   Presidenti i Akademisë Boshnjake, akademiku   Ferid Muhiq, i cili vuri në dukje faktin se ende ekzistojnë  Boshnjakë  të cilët nuk e dinë se janë  Boshnjakë apo nuk kan guxim të deklarohen.

"Njeriu që ka frikë të thonë publikisht  përkatësinë  e tij kombëtare  nuk është  i emancipuar dhe i  lirë. Si është e mundur që kjo frikë është prezente  vetëm tek  boshnjakët, edhe  pas 20 viteve pas përtrirjes  së emrit  njëmij  vjet të  vjetër kombëtar boshnjak ",potencoi akdemiku Ferid Muhiq, transmeton ballkans.aljazeera.

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment