Musliu: Shqiptaret e Luginës së Preshevës së shpejti me barrikada në Koncul dhe autostradë

07.12.2012 (komentet: 0)

Bujanoc, 7 dhjetor -„Diskriminimi i Beogradit dhe heshjta e Prishtinës ndaj Luginës së Preshevës do t’i hedhin shqiptarët në protesta gjithpopullore, duke i hdhur në rrugë me barrikada, sepse fjalët duket se janë harxhuar..“ i ka deklaruar sot agjencisë informative kombëtare „Presheva jonë“ z. Jonuz Musliu, lider i LPD-së dhe ish-shef politik i UÇPMB-së. Kurse Galip Beqiri kyretar i KKSH-së pohon se „ne për Kosovëne kemi ndarë edhe kashoren e bukës dhe e meritojmë që dikush të përkujdeset për ne“. Ndryshe nga ta Orhan Rexhepi nga LKSH është shprehur se „Liderët e Ljuginës së prewshvës sot dirigjohen nga jashtë, dikush nga Dacic e dikush nga Thaci që kanë paralizuar sitautën në Luginën e Preshevës..“

 

 


 

Lugina dje ka ndarë kashoren e bukës për Kosovën, sot nga Prishtina  presim dhe e meritojmë një trajtim më ndryshe

 

 

« Kjo formë protestës  së shqiptarëve të Luginës së Preshevës vjen menjëherë pas deklaratave të djeshme të  kryeministrit serb Ivica Dacic se, serbët e Veriut të Kosovës do të jenë pjesë e procesit të negociatave të Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës dhe bashkë me të edhe harresa dhe injoranca ndaj kërkesave të popullatës dhe lidershipiti shqiptarë të Luginës nga Beogradi dhe nga Prishtina zyrtare.. » i kanë deklaruar njëzirit liderët e Luginës së Preshevës sot agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë »

 

 

Lidhur me deklarat e Dacic dhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me Veriun e Kosovës dhe pa Luginën e Preshevës fillimisht z. Jonuz Musliu, lider i LPD-së dhe ish shef politik i UÇPMB-së për agjncinë informative „Presheva joë“ ka deklaruar se  „bisedimet e Brukselit në nivel kryemintrash Thaçi-Daçiq, rreth menaxhimit integrues të kufijve, po ndiqet me një interesim të madh nga shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe lidershipi i saj. Ajo që më së shumti na shqetëson rreth këtij procesi është se çështja e kufijve po shikohet me standarde të dyfishta. Nuk mund veriu i Kosovës të ketë tjetër tretman nga ai i Dheut të Bardhë.  Është absurd dhe amorale të lejohet që serbë e veriut të Kosovës mos të paguajnë doganë për mallëra, kurse shqiptarët e Luginës së Preshevës ka muaj që gjobiten me polisa të sigurimit për kalim njerëzor e lëre më për mallëra…“

 

 

Sipas z.Jonuzi « nëse kështu vazhdohet kam frikë se situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe të kthehen në skenë incidentet e dikurshme jo të dëshirueshme për askë. Një pjesë të fajit dhe të përgjegjësisë e mbajnë vec Berogradit edhe ndërkombëtarët, të cilët po mundohen të udhëheqin politikë në dy binarë.“ Një politikë e tillë, sipas liderit të LPD-së  e la Luginën e Preshevës jashtë proceseve dialoguese dhe favorizoi serbët e veriut të Kosovës të jenë pjesë e dialogut dhe t’i motivojnë për kërkesa të reja „falë“ protestave dhe barrikadave.

 

« Lëvizja e Progresit Demokratik me kohë ka paralajmëruar për rreziqet e mundshme nëse edhe më tej vazhdohet me provokime në llogari të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe nuk do të mbaj përgjegjësi po qe se bllokohet rruga në Konçul apo autostradën Bujnaoc-Shkup,  ngjajshëm me atë  me serbët në veri të Kosovës të cilët ia dolën me sukses. Prandaj, duhet pasur kujdes si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi se Lugina e Preshevës nuk guxon të injorohet, ajo është çelës i stabilitetit në rajon, po ndodhi ndodhi ndryshe do të destabilizohet i gjithë rajoni.“ ka pohuar në fund z.Musliu.

 

 

Galip Beqiri nga KKSH lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe anashkalimin e luginës së prewshvës nëektë proces ka pohuar se „Duhet patjeter qe edhe shqiptaret e Lugines së Preshevës të ftohen ne dialog sikur dacic që po fton vllezërit e vetë serbë të veriut të Kosovës. Qeveria e kosoves duhet ta di se edhe ne Luginë jetojn shqiptar, madje që ishin inkuadruar edhe në luftën clirmine  Kosovës. Ne shqiptaret e Lugines e kemi ndar kashorën e bukës per Kosoven  edhe ne jemi shqiptar dhe per ne duhet dikush te perkujdeset. Ne edhe njëherë e perserisim dhe kerkojmë reprocitet, të drejat tona as më pak e a smë shumë se ato të serbëve të Kosovës.“

 

 

Liderët e Luginës së Preshevës dirigjohen nga jashtë, dikush nga Dacici e dikush nga Thaci

 

 

Kurse, dr.Skender Destani, kryetar BDL-së dhe nënkryetar i Komunës së Preshevës ka paralajmëruar sikur autoritet e Beogradit ashtu edhe ato të Prishtinës të kenë kujdes dhe të jenë më serioz ndaj kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. „Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk po kërkojnë as armë e as konflikte…por dialog, proces ky i garantuar edhe nga OKB për zgjidhjen e probelemeve…Por heshtja dhe injorimi ndaj kerkesave tona duket sikur ndokush tjetër po provokon situatën dhe destabilitetin  në Luginën e Preshevës..“ ka deklaruar ndër tjera z.Destani

 

Kurse z.Orhan Rexhepi  (LKSH) i cili ditëve të fundit në mediat serbe eshte treguar shume i ashpër dhe radikal ndaj regjimit serb ka deklaruar se „Jo vetëm që e kam thënë shumë e shumë herë, por edhe siç e dinë të gjithë kam punuar pandërprerë për të drejtën e trojeve Shqiptare, të quajtur Lugina e Preshevës, në drejtimin të bashkangjitjes me Kosovën, përkatësisht me Shqipërinë por askush nuk ka dashur të më dëgjojë, asnjëri nga liderët politik të Luginës, ama bash asnjëri. Veriu i Kosovës, pas takimit të fundit Thaçi-Daçiq, tashmë edhe në letër po fillon të bëhet me autonomi substanciale, kurse ne po heshtim. Po heshtim se dikush nga “tanët” dirigjohet nga Daçiqi e dikush nga Thaçi, e kur është në pyetje Lugina e Preshevës që të dy janë plotësisht të njejtë, që të dy janë që ajo të mbetet në kuadër të Serbisë.

 

Ndryshe nga liderët e Luginës  Mr.Nagip Arifi kyreta i Komunës së Bujanocit, duke pak ma i but në deklaratat e tija. Sipas z.Arifi «Siq e dini ne vazhdimisht kemi kërkuar madje edhe insituar që të drejtat inviduale dhe kolektiva sikur serbëve të veriut të Kosovës edhe ne shqiparët e Luginës t’i gëzojmë këtu në trojet tona.  Këto qëndrime  ne i kemi adresuar edhe tek nderkombëtarët duke kdekruar nga ta garanci te të drejtave tona  identike me ato të serbëve të Kosovës. Këto kërkesa tona janë legjitime madje edhe në përputhje me platforëm politike të tre kuvendeve shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medevegjës.   Lugina  e Preshevës shpëtimin e kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, ne nga ta disa herë kemi kerkuar që të inkuadrohemi në këtë proces të dialogut  me mjaft rëndësi jo vetëm për stabilietin, por edhe perspektivën e rajonit.  Ne nuk kërkojmë më shumë se rrespektimi i reciprocitetit mes trajtimit të serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi. Cdo formë apo trajtim tjetër nuk do të shkonte në favor  të bashkëpumimit të mirë dhe të stabilitetit në rajon.. »

/Preshevajone/

Kthehu mbrapa

Shto koment