Muslimanët do ta mbizotrojnë Amerikën

20.09.2012 (komentet: 0)

Nuk është krishterizmi religjion i cili ka rritje më të shpejtë në Amerikë, por e kundërta.

Sipas regjistrimit të fundit, i cili u zhvillua në 2012 religjioni i cili është në rritje më të shpejtë në Amerikë është Islami. Që nga viti 2000 deri në vitin 2010, regjistrimi ka përcaktuar se numri i muslimanëve që jetojnë në Amerikë u rrit për rreth 1deri 2. 600 000. Pra ka shënuar një rritje të madhe për 66.7%, transmeton agjensia serbe Vestinet.rs.


 

 

 

 

Sigurisht, kjo është një  normë e rritjes që befason.

Ndërkohë, shumica  krishterë ka pasur normë të  rritjes shumë të vogël, dhe në disa vende edhe zvoglim.

Kur Barack Obama deklaroi , "Ne nuk jemi më një komb i krishterë", nuk ishte larg nga e vërteta.

Të krishterët po humbin shumë  shpejt ndikimin, ndërsa  fetë tjera, si Islami, në mënyrë rapide rritë anëtarësinë e vet  dhe në shum  vende ndërtojnë xhamija të reja. Nëse Islami vazhdon të rritet në këtë normë në Shtetet e Bashkuara, është e pashmangshme se do të transformojë vendin në mënyra të ndryshme në vitet e ardhshme.

Pra, të shohim qka  po ndodhë  me grupet e tjera fetare? Si kaluan në regjistrimin  e fundit në Amerikë?

Pra, në vijim po japim  disa nga normat më të larta të rritjes së grupeve  fetare nga viti 2000 deri në  vitin 2010.

Mormonët 45,5%

Protestestantët evangjelist  1,7% (larg normës  së rritjes së popullsisë).

Katolikët -5.0%

Protestestantët  meinlin -12,8% (rënie mahnitëse)

Por Islami ka shënuar rritje eksplozive.

Sipas një profesor i studimeve islamike në Universitetin e Kentucky, në vitin 2000, në Amerikë ka patur  rreth 1,200 xhami. Sipas regjistrimit të fundit, ka 2106 xhami.

Në gjithë Amerikën shohim "mega-xhami", të cilat janë duke u ndërtuar apo janë ndërtuar, dhe në shumë raste, financimi vjen nga jashtë. Dhe këto "mega-xhami" nuk qëndrojnë të papërdorura.....

President i Shoqërisë Islame të Floridës Qendrore, vuri  re  rritjen eksplozive të pabësueshme prej  473%, në  dhe përrreth  qarkut  Orange Orlando. Sipas tij, rritja është dyfishuar , sepse janë paraqitur  10.000 anëtarë të  rinjë .

Ai gjithashtu theksoi se rritja e popullsisë myslimane është  shënuar  pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Lindja e fëmijëve të emigrantëve në Amerikë, dhe punësimi ka nxitë  rritjen e popullsisë. Në  Floridën Qendrore, muslimanët kan ndjekur të gjithë të tjerët, në kërkim të "kushteve më të mira, çmimet më të ulëta dhe shtëpitë më të rehatshme".

Një pjesë e mirë e rritjes së popullsisë që është nxitur nga imigrimet.

Hulumtimi që është kryer në vitin 2007, gjeti se 39% e muslimanëve të rritur që jetojnë në Amerikë, kanë arritë  si emigrantë pas vitit 1990.

Ky fluks i shpejtë i muslimanëve, ka  transformuar komunitetin  në tërë Amerikën. Për shembull, muslimanët  të cilët janë studentë në Shteteve të Bashkuara përbëjnë   10% të numrit të përgjithshëm të nxënësve të Nju Jorkut.

 Në gjithë vendin, shumë shkolla kanë qenë të detyruara  të ndryshojnë kalendarin shkollor për t’i shënuar  festat islame.

Në Michigan seancat stërvitore të  futbollit janë planifikuar në përputhje me  muajin e  Ramazanit ...

Në një qytet të vogël - Michigan, shkollat janë mbyllur një para festës së Bajramit dhe ditën e Bajramit, mandej në përputhje me festat   I  kan përshattë edhe seancat stërvitore të futbollit. Gjat Ramazanit ato janë mbajtë nga ora  11:00-04:00 të mëngjesit. Kjo është e gjitha për shkak se lojtarët myslimanë të cilët nuk duan të stërvitin gjat ditës   , përshkak se agjërojnë muajin e  Ramazanit.

Dearborn ndodhet  afër Detroit, dhe ka një nga komunitet më të populluar me musliman. Çdo ditë, nga xhamia lokale dëgjohet  në tërë qytetin thirrja e ezanit  për falje të  namazit. Ky qytet është një shembull i qartë se pse Amerika nuk mund të quhet "kombi  i të krishterë".

Por Islami nuk është e vetmja fe jo-krishterë që po rritet me shpejtësi në Amerikë.

Regjistrmi i  fundit në SHBA, sa i përketë fesë  publikoi  se grupet  jo- krishtere  kanë shënuar rritje  për 32% brenda dhjetë viteve të fundit .

Ndërkohë, rënia e krishterimit në Amerikë po përshpejtohet me të madhe, potencon Vestinet.rs.

Në vitin 1990 një nga anketat  e  zhvilluara kanë treguar se 86% e amerikanëve veten e kan identifikuar si "krishterë", ndërsa  në vitin 2008,  76% e amerikanëve veten e kanë  identifikojnë si "të krishterë".

Ndërkohë edhe  ateizmi i cili është "jo fetar" është duke përjetuar rritje të jashtëzakonshme. Për shembull, byroja për regjistrim , në mes vitit  1990 dhe  2008  tregoi  se numri i amerikanëve "pa fe" (ateist) është dyfishuar.

Edhe ata që vetën e quajnë  "të krishterët" nuk janë të përkushtuar sa duhet  besimit të  tyre.

Hulumtimi i fundit tregon se 150 milionë amerikanë nuk janë të angazhuar në mënyrë aktive në qfardo  komunitet fetar. Kjo është pothuajse gjysma e popullsisë.

Pra, Amerika po ndryshon. Më pak religjioze e  edhe më pak krishtere.

Obama In Turkey "We Do Not Consider Ourselves A Christian Nation"

http://www.youtube.com/watch?v=QIVd7YT0oWA&feature=player_embedded

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment